• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri dy i partisë së Metës, bën apel për të dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme: Vdekja e 7-vjeçares krim shtetëror që meriton ndëshkimin më të ashpër!

by Java News
04/08/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme pas vdekjes së 7-vjeçares në Himarë.

Në një postim në Facebook, Blushi thotë se ky është krim shtetëror që meriton ndëshkimin më të ashpër.

Sipas tij, sot nuk mund të flitet për një shtet ligjor kur policët që trafikojnë drogë nuk dënohen por marrin grada më të larta.

Postimi i Tedi Blushit:

INDIFERENCË SOT DO TË THOTË FATKEQËSI NESËR! Regjimi kriminal i Edi Ramës nga paniku për fundin që po i vjen, vazhdon të shfaqë me arrogancë brutalitetin e tij, me sulme të paguara mediatike ndaj popullit të vet.

Për të zbehur indinjatën dhe revoltën që veçse fuqizohet, regjimi përpiqet mizorisht të relativizojë tragjedinë e familjes Avdia, një vrasje të paralajmëruar gjakftohtë, që gjithkujt mund t’i ndodhte, si një “aksident që ndodh kudo në botë”

Për çfarë shteti ligjor mund të flasim, kur policët që trafikojnë drogë, nuk dënohen por gradohen, nuk ndëshkohen por frymëzohen, deri aty sa të vrasin edhe fëmijë të pafajshëm?

“Aksident që ndodh kudo në botë” do të thotë frymëzim për banditët me uniformë të vrasin të tjerë fëmijë në plazhe, në rrugë, në shkolla, e kudo tjetër sepse kjo i bën “të ndihen si jashtë shteti”.

Kjo pashpirtësi e tyre, na angazhon sot të gjithëve së bashku, të ngremë zërin dhe t’i dalim përballë këtij regjimi që bën fajtor viktimën dhe jo vrasësin, që nuk njeh as ligj dhe as moral.

Sa më shumë ta lemë të keqen, aq më keq do të jetë nesër për të gjithë shqiptarët dhe për mbarë vendin!

Ky krim shtetëror meriton ndëshkimin më të ashpër të autorit nga drejtësia dhe mbajtjen e përgjegjësisë morale dhe ligjore nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që nuk duhet të qëndrojnë as edhe 1 sekondë më shumë në këto funksione.

Masivisht në përkrahjen e protestës qytetare për t’i treguar kësaj Qeverie që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!

NUK E VRAU VARKA, POR SHTETI!

SONTE NË 19:00, PARA MINISTRISË SË BRENDSHME!/m.j

Next Post
Shkencëtarët paralajmërojnë: Apokalipsi po vjen nga brendia e Tokës

Ora atomike/ Toka po ‘del jashtë orbite’, po rrotullohet më shpejt se ç’duhet, arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com