• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Numri 1 në Europë që përmbush kriteret”, CNBC: Shqipëria, vend ideal për amerikanët

by A R
12/08/2025 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nuk shihet vetëm si një destinacion turistik nga të huajt, por edhe si një mundësi për të jetuar në vendin tonë. Konstatimi vjen nga media amerikane CNBC, që i ka kushtuar një artikull të gjatë këtij fakti, duke e cilësuar Shqipërinë si vendin nr.1 në Europë që përmbush shumë kritere.

Cepee Tabibian, themeluesja e “She Hit Refresh”, një platformë komunikimi që ndihmon gratë e moshës mbi 30 vjeç që të shpërngulen jashtë vendit, ndan eksperiencën e saj, teksa thotë se ashtu si shumë amerikanë edhe ajo kishte ëndërruar që të transferohej në Europë.

Pas shpërnguljes nga Teksasi në Spanjë, Tabibian rrëfen se vitet e fundit kishte dëgjuar shumë të flitej për Shqipërinë.

Kureshtja e bëri që në 2024 të qëndronte për afro një muaj në vendin tonë, ku pasi vizitoi Tiranën dhe bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, mbeti e mahnitur nga natyra.

Për të, Shqipëria është destinacioni nr.1 në Europë që amerikanët nuk duhet ta anashkalojnë për të jetuar, dhe rendit arsyet.

Çmimet e përballueshme, duke nisur nga ato të ushqimeve, restorantet, shërbimi shëndetësor e deri tek qiratë e apartamenteve që janë më pak se 500 dollarë në muaj, janë avantazh i madh për amerikanët.

Një përfitim i radhës në Europë, sipas themelueses së platformës “She Hit Refresh”, është edhe qëndrimi pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj.

Por pas nuk qëndron vetëm natyra mahnitëse, nga Alpet në veri deri në jug, në plazhet mahnitëse të rivierës bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Qyteti i Sarandës dhe plazhet e tij krahasohen nga CNBC me ato të Spanjës e Italisë, nga ku për vetëm 30 minuta me traget mund të kalosh në ishullin e Korfuzit në Greqi.

CNBC thotë se mikpritja dhe ndjenja pro-amerikane i ka bërë amerikanët ta shohin Shqipërinë si një mundësi të artë për të jetuar dhe për t’u ndjerë si në shtëpinë e tyre.

Next Post
Situatë alarmante nga zjarret! Pas Gramshit, urdhër evakuimi edhe për banorët në fshatrat e Poliçanit

Situatë alarmante nga zjarret! Pas Gramshit, urdhër evakuimi edhe për banorët në fshatrat e Poliçanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In