• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numrat, kush qeveris deri në zgjedhje dhe mundësia e Ramës për t’i shmangur

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit se vendi duhet të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me një qeveri teknike, pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ka nisur beteja e sigurimit të 71 votave në Parlament.

Dje në mbrëmje, Kryeministri Rama ka mbledhur në vilat qeveritare në Durrës disa ministra dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Takimi ka pasur në qendër të tij kthesën e menjëhershme që kanë marrë raportet brenda koalicionit qeverisës e veçanërisht kërkesa e bashkëkryetarit të tij, Ilir Meta, për një qeveri teknike.

Nëse kreu i LSI-së, Ilir Meta, do të kërkojë të krijojë një qeveri teknike, ai duhet të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë, duke propozuar kryeministrin e ri.

“Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri”, thuhet në pikën 2 të nenit 105 të Kushtetutës.

Por këtë propozim duket se e kundërshtojnë socialistët, të cilët përmes disa eksponentëve të tyre kanë mbështetur idenë e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi.

Për të shmangur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mund të jetë vetë Rama që të kërkojë një mocion besimi të qeverisë. Nëse qeveria merr 71 vota dhe merr besimin e Parlamentit, ajo vijon punën. Nëse nuk i merr këto vota, merr më pak se 71, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Por për të shmangur mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, deputetët socialistë, që duhet të kenë siguruar 71 vota në Kuvend, do të votojnë kundër qeverisë së tyre që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe këtë kryeministër.

 “Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit”, thuhet në pikën 1 të nenit 104 të Kushtetutës.

Por pika 2 e këtij neni gati sa nuk i përplas palët në afate. “Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105”, thuhet në pikën 2 të nenit 104 të Kushtetutës. Kjo do të bëjë që kryeministri të depozitojë sa më parë, mundësisht sot në mëngjes, kërkesën për mocion besimi ndaj qeverisë së tij, për të mos i lënë radhë Ilir Metës të depozitojë mocionin e mosbesimit, i cili mund ta rrezikonte atë me një kryeministër tjetër.

Por në krye të Kuvendit është Ilir Meta dhe depozitimi i kësaj kërkese do të bëhet pranë zyrave të Kuvendit. Shpejtësinë e depozitimit të mocioneve e bën garancia e votave që palët duhet të kenë në Kuvend. Aktualisht Partia Socialiste ka 59 deputetë të sigurt në votën e tyre.

Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim e Shpëtim Idrizit me pesë deputetë është e bashkuar me qëndrimin e Ramës. PS dhe PDIU shkojnë në 64 vota. Por në lojë janë votat e tre deputetëve të pavarur nga Partia Socialiste. Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Vangjel Kosta, i sapolarguar nga Grupi Parlamentar Socialist, kanë qenë kritikët më të mëdhenj të qeverisë. Bazuar në qëndrimet e tyre ndaj kryeministrit dhe ministrave të tij, vota e tyre merr një peshë të madhe në votimin e qeverisë.

Gjithashtu, nëse tre deputetët e pavarur të dalë nga PS do të votojnë njëlloj si Grupi Parlamentar, Kryeministrit Rama do t’i duhen edhe votat e pesë deputetëve që janë pa Grup Parlamentar, si Armando Prenga, Mirela Ferracaku, Nard Ndoka, Tom Doshi dhe Vangjel Dule.

Tom Doshi në votimet e fundit ka qenë votë pro maxhorancës. Ndërsa Vangjel Dule duket se është më i afruar me Ramën se më parë, kur të dy kanë shkëmbyer përfaqësim në aktivitetet e ndërsjellta partiake.

Edhe deputetja Ferracaku ka votuar njëlloj si dhe Grupi Parlamentar Socialist. Nard Ndoka me qëndrimin e mbajtur dje duket se mund të jetë më afër qeverisë. Masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” e lejon deputetin Armando Prenga që të marrë pjesë në votimin për qeverinë.

Aristir Lumezi/Panorama/d.i.

 

Next Post

Aeroplani i Boris Johnson bën ulje urgjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In