Nga numri famëkeq 13, tek numri 11 e deri tek numri 39, ja pse evitohen
Numri 13 është numri më me famë i cili është konsideruar i pafat. 13-ta, numri i cili është në qendër të shumë supersticioneve dhe teorive lidhur me atë çfarë simbolizon. Disa njerëz e kanë simbol të gëzimit dhe lumturisë, ndërsa për të tjerë simbolizon frikën. Po ashtu shumë numri 13 rrethon boten fetare, historike apo matematikore duke mbartur kuptime sa të ngjashme ashtu edhe të kundërta. Një legjendë e hershme që rrethon origjinën e frikës ka të bëjë me një prej dokumentave ligjorë më të vjetër të botës, Kodi i Hamurabit, që thuhet se ka fshirë një ligj të 13 nga lista e rregullave të tij. Në realitet, ky nuk ishte asgjë më shumë se sa një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti të përfshijë një resht teksti, në fakt kodi nuk u vë fare numra ligjeve të tij. Matematicienët dhe shkencëtarët ndërkohë, vënë theksin në dominimin e numrit 12, shpesh herë i konsideruar “numri i përsosur”, në botën e lashtë. Sumerianët e lashtë zhvillonin një sistem numerik të bazuar në përdorimin e 12-ës, që edhe sot e kësaj dite vlen në matjen e kohës. Shumica e kalendarëve kanë 12 muaj. Një ditë e vetme përbëhet nga dy gjysmë dita 12 orëshe. Duke qenë se vinte menjëherë pas numrit të “përsosur”, i gjori 13 ishte i destinuar të dukej i pafat dhe i pazakontë. Kjo frikë nga e panjohura duket se shkonte në favor të përhapjes së teorive të tjera duke marrë një konotacion pafatësie. Në dy raste kemi shfaqjen e një mysafiri të trembëdhjetë në dy ngjarje të lashta: Në Bibël, Judë Iskarioti, apostulli i 13 që erdhi në Darkën e Fundit, është njeriu që tradhëton Jezusin. Ndërkohë, legjendat e lashta nordike thonë se e keqja dhe trazirat u futën fillimisht në votë nga shfaqja e perëndisë tradhëtare Loki, në një festë në Valhalla. Ai ishte mysafiri i 13, duke prishur ekuilibrin e 12 perëndive që ishin tashmë të pranishëm.
Kuptimi në fe
Në religjionin e krishterë , shifra 13 është një simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqëruar me dhimbje dhe vuajtjet e Jezusit pas darkës me Judan.
Në letrat Tarot, 13 herë simbolizion vdekjen e herë rilindjen
Në letrat Tarot, nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur. Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindje. Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon një evolucion drejt vdekjes, përfundimin e një fuqie dhe të një arritje.
13 e premtja e zezë
Zanafilla e paragjykimit mund të vijë nga një legjendë nordike. Të Premten ishte emri i Frigga-se, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë. Kur nordiket dhe fiset gjermanike janë konvertuar në krishtërimin, Frigga është mallkuar dhe dërgohet në një mal dhe duke u konsideruar si një shtrigë.
Analiza nga shkenca
Frika nga numri 13 është një dukuri e analizuar edhe në psikoanalizë. Në këtë fushë njihet me emrin Triskaideka-fobia dhe përkufizohet si fobi specifike, e pabazë, që karakterizohet nga frika e të këqijave të mundshme që lidhen me numrin 13. Pavarësisht nga rrethanat, apo niveli kulturor, triskaidekafobia ka marrë përmasat e një bestytnie që ka shtrirje të vjetër e të gjerë. Sa për kuriozitet, të gjitha kompanitë ajrore të udhëtimit në avionët e tyre e kanë hequr numrin 13 nga rreshtat ose numrat e vendeve për udhëtarët. Por nuk është vetëm numri 13, numër i cilësuar si “numër tersi”. Shumë numra janë shmangur, evituar dhe janë cilësuar si numra pafat për shkak të aksidenteve e fatkeqësive më të mëdha.
39
Supozuar si “mallkimi i 39″, numri 39 është shmangur në Afganistan, kryesisht në kryeqytetin e tij, Kabul. Sipas besimit, disa tutorë prostitutash dikur mbanin në pronësi një makinë me numrin “39” në targë dhe shtëpia publike kishte adresën “39”. Ka edhe spekulime se urrejtja e numrit është për shkak të një forme të vjetër të llogaritjes e quajtur Abjad. Afganët kanë shmangur numrin në targat e tyre të automjetit, numrin e telefonit dhe adresat e shtëpive. Një makinë që normalisht shitet për 12,000 $ për shembull, mund të shitet për 7000 $ për shkak se ka numrin 39 në targat e saj. Njerëzit që kanë “39” në targat e tyre, kanë arritur deri në atë pikë sa kanë manipuluar numrin duke e bërë atë të duket si 38. Personat me numër 39 në telefonin e tyre zakonisht bëjnë telefonata më numër të fshehtë. Disa njerëz që disponojnë numrin 39 në numrin e tel të tyre kanë marrë telefonata nga persona që kërkojnë prostituta. Njerëzit të cilët janë të moshës 39-vjeçare gjithashtu e shmangin këtë numër duke thënë se janë 40.
0888888888
Kompania celulare bullgare Mobitel ka pezulluar numrin e telefonit 0888 888 888 pasi tre njerëz me këtë numër humbën jetën brenda 10 viteve. Përdoruesi i parë ishte Vladimir Grashnov, ish-CEO i kompanisë. Ai vdiq në vitin 2001. Vdekja e tij u deklarua të jetë shkaktuar nga kanceri edhe pse ka spekulime se ishte helmuar nga një rival. Numri i është dhënë më vonë bosit të drogës Konstandin Dimitrov, i cili vdiq në Hollandë, ku ai kishte shkuar për të inspektuar perandorinë e tij të kontrabandës. Personi i tretë i cili ka përdorur numrin ishte gjithashtu një trafikant droge, si dhe një menaxher pasurish. Konstantin Dishliev vdiq jashtë një restoranti në Sofje të Bullgarisë. Policia sapo kishte shkatërruar sekuestruar disa ton drogë me vlerë 130.000.000 paund Pas vdekjes së tij, Mobitel pezulloi linjën dhe nuk e nxorri më në qarkullim.
11
Falë sistemit numerik është e mundur që ne të përballemi me datat dhe kohën që përbëhen nga një shifër të vetme 11/11/11 dhe 11:11. Ky fakt nuk ka rëndësi, por që nuk mund t’i ndalë njerëzit të jenë supersticiozë. Kjo dukuri ishte subjekt i filmit 11/11/11, lëshuar më 11 nëntor, 2011. Teoricienët e konspiracionit gjithashtu përdorin numrin 11 në faktet rreth vrasjes së Kenedit ose sulmeve të 11 shtatorit. Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë qëndronin pranë njëra-tjetrës, duke formuar një numër gjigant 11. Ngjarja ndodhi në 11 shtator, ku shtatori është muaji i nëntë. Kështu 9 + 1 + 1 jep 11. 11 shtator ishte dita e 254 e vitit 2001, dhe 2 + 5 + 4 gjithashtu është e barabartë me 11. Aeroplani i parë që u përplas në kullat ishte fluturimi 11. Fluturimi 11 kishte 11 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 92 pasagjerë dhe 9 + 2 gjithashtu jep 11. New York City dhe Afganistani kanë 11 shkronja secili.
17
Në Itali, 17 është një numër të pafat. Ky numër simbolizon vdekjen sepse është shkruar si “XVII” në numrat romak, dhe “XVII” mund të riorganizohet për të formuar “VIXI”, që do të thotë “Kam jetuar”. “VIXI” është shpesh i shkruar mbi varret romake. Ai gjithashtu mund të shihet si i pafat për shkak të përmbytjes së madhe biblike e cila filloi më 17. Në “la smorfia”, një sistem numerik i përdorur për të interpretuar ëndrrat, 17 do të thotë fatkeqësi. Disa hotele nuk kanë asnjë dhomë me numrin 17, dhe disa aeroplanë Alitalia nuk kanë asnjë rresht numrash me 17. Kur dita 17 e muajit bie në një e premte, ajo konsiderohet edhe pa fat. Kur 17 nëntori (ditë e cila gjithashtu përmban Ditën e vdekur) bie e premte, tërë muaji është quajtur Muaji i vdekur.
250
Në Kinë, numri 250 konsiderohet një fyerje. Në gjuhën mandarine, lexohet “er bai w” që do të thotë “budalla”. Përdorimi i numrit si një fyerje mund të ketë origjinën nga lashtësia kineze. Në atë kohë, kur monedhat e bakrit ishin ende në përdorim, monedha 1000 përdorej për matje standarde,ndërsa çereku i saj (250) konsiderohej si diçka e rëndë inferiore. Në Kinë, numri 250 është shmangur edhe nga Hapësira ajrore Gulfstream e cila ndryshoi emrin e saj, nga Gulfstream G250 në G280. Zëvendës presidenti i saj i ri është mirëpritur disa kultura.
111
Në kriketin australian, numri 111 është parë si një numër i pafat i lojës në përgjithësi. Ai është quajtur Nelson, nga admirali i famshëm i Anglisë, Horatio Nelson. Është besuar si një numër që përfaqëson tre prej pjesëve të trupit të tij të tij të humbura, një sy, krahun dhe këmbën. Në realitet, Nelson kishte dy këmbët në mënyrë të përkryer, kështu që kjo histori nuk ka shumë kuptim. Disa thonë se numri paraqet tri fitore të mëdha detare të Nelson në Kopenhagen, Nil, dhe Trafalgar, ndërsa të tjerë besojnë se 111 është konsideruar thjesht i pafat sepse i ngjan një sporteli të zbrazët. Një bestytni thotë se nëse një skuadër ka shënuar 111 pikë, të gjithë lojtarët duhet të ngrenë një këmbë në ajër. Përndryshe, ata do të humbasin topin e ardhshëm. Afrika e Jugut dhe Australia luajtën një ndeshje më 11 nëntor, 2011. Saktësisht në 11:11, Afrikës së Jugut iu nevojiten 111 pikë për të fituar. Tifozëve iu tha të ngrenë një këmbë për një minutë të plotë, e kjo mesa duket funksionoi: Afrika e Jugut fitoi ndeshjen.
7
Shumë kultura e konsiderojnë 7 një numër me fat, por në Kinë, ky numër do të thotë braktisje, zemërim, ose vdekje. Muaji i shtatë i kalendarit kinez quhet “Muaji Fantazëm”, muaj ky i cili mendohet se fantazmat janë të lira. Disa, megjithatë, e shohin atë si një muaj neutral sepse Dita e Shën Valentinit të tyre bie më 7 korrik (07/07). Në 2014, disa aeroplanëtu rrëzuan në Ukrainë, Mali, dhe Tajvan në një afat prej shtatë ditësh, duke filluar prej 17 korrikut. Fluturimi MH17 u qëllua nga poshtë në 17:17 në Ukrainën lindore. Avioni ishte një Boeing 777, i cili kishte qenë në përdorim për 17 vjet, (17/107 / 1997-17 / 07/2014). Një helikopter Indian ushtarak u rrëzua në 17:00, duke vrarë shtatë pasagjerë. Në 7/7, një helikopter Mi-171 i përdorur nga ushtria vietnameze u rrëzua në 07:37. Një ATR 72 u rrëzua në Tajvan në 23/07. Air Algérie Boeing 717 Fluturimi AH5017 u rrëzua në 24/07. Fatkeqësi i famshmi Malajzia Airways, ishte Fluturimi MH370.
26 dhe 8
Numrat 26 dhe 8 janë parë si jo fatsjellës në Indi. Tërmeti Gujarat, që vrau 20.00 0persona, ndodhi në 26 në janar2004. Tsunami i Oqeanit Indian, i cili vrau 230.000 persona në mbarë botën, ka ndodhur në 26 dhjetor. Disa bomba shpërthyen në qytetin verilindor të Guuahati të Indisë më 26 maj, 2007. Shpërthimet me bomba në Ahmedabad ndodhën në 26 korrik. Kjo u pasua nga sulmet terroriste të Mumbait ndodhën në 26 nëntor. Shuma e 2 dhe 6 është 8, numër ky i cili besohet të shkaktojë shkatërrim, vështirësi, dhe fat të keq. Numerologët këshillojnë se martesat dhe ceremonitë e tjera nuk duhet të kryhet në ditën e tetë të çdo muaji.
191
Edhe pse të gjitha lidhjet ndërmjet numrave dhe fatkeqësive ndoshta janë të gabuara, ata përsëri mund të jenë drithërues. Që nga viti 1960, pesë avionë me numër fluturimi 191 janë rrëzuar. Përplasja vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara në vitin 1979 përfshiu “American Airlines” në “Fluturimin 191”, e cila u rrëzua në aeroportin O’Hare të Çikagos, duke vrarë 273 njerëz. Në vitin 1967, fluturimi eksperimental “X-15 191” u rrëzua duke lënë të vdekur pilotin. Air Flight 191 u rrëzua në Aeroportin Mercedita, Porto Riko në vitin 1972. Delta “Airlines Flight 191” u rrëzua në Aeroportin e Dallas-Fort Worth Në 1985 ku 137 njerëz vdiqën. Në 2012, një “JetBlue Airways Flight 191” bëri një ulje emergjente në Teksas,pasi piloti nuk u ndje mirë. Fluturimet me numrin “191” nuk janë më në përdorim nga “Delta” dhe “American Airlines”.