Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV), ka publikuar rezultatet për 53 për qind të votave në Kosovë.
Partia fituese sipas këtij rezultati paraprak ka dalë LDK-ja.
LDK, sipas këtij rezultati është pasuar nga LVV. Ndërkohë më poshtë vijnë PDK, koalicioni AAK-PSD e Nisma-AKR-PD.
Ismet Kryeziu nga DnV ka bërë të ditur se rezultatet janë nxjerrë nga 1355 vendvotime ose për 53 për qind të vendvotimeve në Kosovë./
Në vijim e gjeni rangimin e subjekteve sipas DnV-së:
PDK: 22.83%
AAK-PSD: 12.8%
Koaliconi Slloboda: 0.19%
Nisma-AKR-PD: 5.29%
LVV: 23.63%
LDK: 24. 83%
Lista Serbe 6.35%
Të tjerat: 4.09%