E PËRDITËSUAR/ Numërohen 4515 nga 5362 kuti në rang kombëtar. Nga numërimi i deritanishëm rezulton se Partia Socialiste kryeson me shumicë votash duke siguruar 73 mandate me përditësimin e të dhënave. Duket se Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, që i mundëson formimin e qeverisë e vetme. Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:
PS – 73 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 19 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat
Vota total:
***
Ora 14:20 Numerohen me shume se gjysma e kutive
Numërohen 2739 nga 5362 kuti në rang kombëtar. Nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive, rezulton se Partia Socialiste ka rënë me 73 mandate. PD kap mandatin e 43, kurse PDIU merr mandatin e 4.
Ora 13: 40 Basha-komisionerëve: Mos lejoni deformimin e votës
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të pas pas nisjes së numërimit të votave, ku dukshëm PD është drejt një humbje të thellë.
Përmes një mesazhi drejtuar të gjithë numëruesve dhe komisionerëve, Basha kërkon të llogaritet çdo votë deri në fund dhe të mos lejojnë deformimin.
“Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD:
Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare,
Lulzim Basha”.
12:25 Përfundon numërimi në Mirditë, fiton PS
Ka përfunduar numërimi i 65 kutive të Mirditës ku PS kryeson me 6056 vota. Partia Demokratike ka marrë 4388 vota ndërsa LSI 1982
12:10 Veliaj: Kjo ishte një fitore masive e punës mbi fjalët
Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilëson një fitore masive të punës mbi fjalët rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Le t’i japim dorën njeri-tjetrit dhe ecim përpara. Kjo ishte një fitore masive e punës mbi fjalët, ndaj me përulësi e mirësi të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë që duam!
Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Veliaj në Facebook.
Partia Socialiste kryeson rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit deri më tani, ku ka 77 mandate.
Pjesëmarrja në zgjedhje, më e lartë se në lokalet e 2015-ës
Pjesëmarrja në këto zgjedhje pritet të jetë më e lartë se pjesëmarrja e zgjedhjeve vendore të vitit 2015.
Në bazë të projeksionit të KQZ, një pjesëmarrje prej 46,91% ndaj totalit të votuesve përkthehet me mbi 1,63 milionë votues.
Ndërkohë, në zgjedhjet e vitit 2015-s, në procesin zgjedhor morën pjesë vetëm 1,61 milionë zgjedhës ose mbi 20 mijë më pak.
Përqindja e pjesëmarrjes në 2015-n rezultoi më e lartë (47,8%) vetëm sepse listat e zgjedhësve kishin pothuajse 200 mijë votues më pak, 3,2 milionë nga 3,45 milionë që kishin listat e zgjedhësve këtë herë.
Në zgjedhjet e ditës së djeshme, pavarësisht se u përfol për një pjesëmarrje të ulët, pjesëmarrja e banorëve rezidentë përbën një rekord në Europë, me 76% të totalit.
12:00 Policia në Elbasan nxjerr nga KZAZ-ja të gjithë vëzhguesit
Në një Qendër Votimi ne Elbasan Policia ka nxjerrë jashtë të gjithë vëzhguesit. Ndërsa në brendësi të Pallatit të Sportit ku janë brenda 3 KZAZ janë anëtarët e komisionit, gazetarët dhe efektivët e policisë. Pas problemeve në Qendrën e Votimit komisionerët kanë njoftuar Policinë e cila nxori jashtë qendrës vëzhguesit.
Ora 11:50 PS merr mandatin e 8 në Qarkun e Vlorës, PD 3, LSI 1
Ora 11:45 Përfundon numërimi në Konispol, fiton PS
Ka përfunduar numërimi i 17 kutive të Konispolit ku PS ka dalë forcë e parë me 2369 vota, PD mori 1151 dhe LSI 495 vota
Ora 11:40 Vangjel Dule në fije të perit në Vlorë
Vangjel Dule, i treti në listën e PD në Vlorë është në fije të perit dhe mund të mbetet jashtë Parlamentit të ardhshëm.
Vendosja në rrezik e Dules vjen si një surprizë për demokratët, të cilët besonin se vendi i tretë ishte një vend i sigurt në Qarkun e Vlorë.
Ndërkohë, PD siguron vetëm dy mandate dhe është duke luftuar fort për mandatin e Dules.
LSI kompleton panoramën në këtë Qark, duke siguruar edhe ajo 1 deputet.
Ora 11:35 Përfundon votimi në Selenicë, fiton PS
Rezultatet në Bashkinë Selenicë:
PS – 6865 vota
PD – 2297 vota
LSI – 1107 vota
Ora 11: 30 Nga Ristani tek Ndoka, ja kush mbetet jashtë
Me këtë rezultat, nëse i referohemi renditjes në lista, disa emra të njohur të PD-së mbeten jashtë Kuvendit.
Bëhet fjalë për emra të tillë si Ristani, që është numri dy i PD-së, Duka, Zogaj, Ndoka, Bogdani etj.
Emrat që mund mbeten jashtë
Astrit Veliaj
Edmond Isaku
Agron Duka
Luciano Boçi
Olsi Çukaj
Roland Bejko
Andrea Mano
Alban Zeneli
Prec Zogaj
Nard Ndoka
Gert Bogdani
Arben Ristani
Ora 11: 00 Ish-zv/ministrja e PD: Populli foli, PD-ja duhet të ringrihet!
Edit’h Harxhi, ish-zv/ministrja e jashtme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike përpara vitit 2013 ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas daljes së rezultateve të para.
“PD-ja ime duhet të ringrihet. Populli foli me heshtje. #Make PD Great Again” – shkruan Harxhi në Twitter.
Prej ditës së djeshme, në fakt askush nga radhët e PD nuk ka reaguar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve, ku PD rezulton të kryesojë vetëm në Kukës.
Ora 10:50 PS thellon diferencën në Korçë, merr mandatin e 6, PD 3, LSI 2
PS ka marrë mandatin e 6 në Qarkun e Korçës. PD mbetet me tre, LSI 2.
Mandati i katërt që mbahej nga PD me kandidatin Klevis Balliu i ka kaluar kandidates së PS, Edlira Bode.
Lista paraprake e deputeteve qe hyjne ne Kuvend:
LSI
Edmond Qamil Panariti
Piro Leonidha Kapurani
PS
Niko Aleks Peleshi
Eduard Pajtim Shalsi
Elisa Aleksander Spiropali
Ilirian Anesti Pendavinji
Ilir Telha Xhakolli
Edlira Perparim Bode
PD
Valentina Pandi Duka
Ervin Bujar Salianji
Hekuran Bujar Hoxhalli
Ora 10:40 PS merr mandatin e 9 në Qarkun e Vlorës, PD 2, LSI 1
Ora 10:30 Numërohen 2000 kuti votimi, kryeson PS me 75 mandate
Ora 10:25 Vonesat me numërimin, reagon KQZ, Zguri: S’mund të tolerohet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas ndërprerjes së numërimit të votave në disa KZAZ.
Kreu i KQZ, Klement Zguri u shpreh se KQZ do kontaktojë me urgjencë me KZAZ-të që kanë ndërprerë punën, me qëllim rinisjen e procesit të numërimit.
Sipas tij, vonesat në numërim përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor ndërsa paralajmëroi se do mbahet shënim çdo veprim i komisionerëve që cenon procesin e votimit.
Ora 10:05 Përfundon numërimi në Memaliaj dhe Libohovë
Referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Libohova dhe Memaliaj janë qytetet ku janë mbyllur numërimet dhe fituese është Partia Socialiste.
Më herët procesi i numërimit të votave u mbyll në Pukë dhe Delvinë.
Rezultati në Memaliaj:
PS- 4036
PD- 1408
LSI-1200
Rezultati në Libohovë:
PS- 1484 vota 52.16%
PD- 897 vota 31.5%
LSI- 419 vota 14.73%
Ora 10:00 Numërohen 1928 nga 5363 kuti
PS 75 mandate, PD 42 mandate, LSI 20 mandate, PDIU 2 mandate, PSD 1 mandat.
Ora 09:58 LSI forcë e parë në Skrapar
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka qenë shumë active deri mbrëmjen e djeshme.
Ilir Meta deklaroi se Rama do të merrte vetëm 51 deputetë, ndërsa Luan Rama në një dalje për mediat tha se LSI vetëm në qytetin e Tiranës kishte marrë 100 mijë vota.
Gjë që do të thoshte se kjo parti merrte mbi 10 deputetë në Tiranë. Por, tani që rezultati është i qartë, LSI është qetësuar dhe në selinë e saj ka pllakosur heshtja.
Edhe pse thoshte se do të dilte parti e parë, në fakt LSI ka marrë një rezultat shumë të mirë për të, pasi mund të nxjerre rreth 20 deputetë e vetme, pra pa koalicion.
Të paktën ajo ja ka dalë që të shfaqet “forcë e parë” në një qytet.
Bëhet fjalë për Skraparin.
LSI ka marrë 4200 vota në këtë qytet, PS 3000, ndërsa PD 426.
Rezultatet në Skrapar:
LSI – 4200 vota
PS – 3000 vota
PD – 426 vota
Ora 09:20 Paskuqan, numërohen 18 kuti votimi
Në Paskuqan kanë votuar 14 252 në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Deri në këto momente janë numëruar 18 QV me 7109 zgjedhës dhe kanë mbetur pa numëruar edhe 18 QV të tjera.
Numërimi pritet të rifillojë në ora 12:00.
Rezultati i deritanishem eshte si me poshte:
PS – 2539
PD – 3606
LSI – 1105
Ora 09:10 Përfundon numërimi, Delvina rikthehet te PS
Ka përfunduar rreth ores 9.00 te mengjesit te sotem votimi ne bashkine e Delvines. Partia Socialiste ka marre 2764 vota kundrejt 2103 te LSI dhe 978 te PD. Per here te pare pas shume vitesh delvinjotet kane votuar ne shumice Partine Socialiste.
Delvina njihej prej vitesh si nje bastion i LSI, e cila ka edhe bashkine e qytetit me kryetar Rigels Balilin, nipin e Klement Balilit, i etiketuar nga policia si Eskobari i Ballkanit.
Pikerisht Delvina ishte edhe zona qe prodhoi me shume konflikte dhe tensione diten e zgjedhjeve. Bako Balili, vellai i Klement Balilit dhe xhaxhai i kryetarit te Bashkise, u akuzua per nje skeme per blerjen e votave kundrejt shumave prej 50 euro. Çështja eshte ne hetim nga prokuroria. Rezultati i PS ne Delvine konsiderohet si nje fitore ndaj sistemit te te forteve qe mbledhin vota personale dhe i shkembejne me favore te partive.
Ora 09:00 Mbyllet numërimi në KZAZ-në e Pukës, fiton PS
Ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës, Qarku Shkodër, ku sipas të dhënave të KQZ-së PS ka dalë forcë e parë politike me 4255 vota.
PD në Pukë ka marrë 1332 vota e ndjekur nga LSI me 597 vota.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Pukë votuan 6751 votues. Rrethi i Pukës voton si pjesë e qarkut të Shkodrës.
Ora 07:30 Berat e Gjirokastër, PD forcë e tretë, gara PS-LSI
Partia Demokratike renditet forcë e tretë në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.Në Berat, nga numërimi i 104 kutive, nga 305 në gjithë qarkun, PS ka marrë 14 794 ose 4 mandate.
LSI renditet e dyta me 7691 vota me 2 deputetë. Ndërsa PD renditet forcë e tretë politike me vetëm një mandat deputeti, atë të Eduard Halimit.
Edhe në Gjirokastër duket se gara do jetë mes PS dhe LSI. PS ka marrë 14 334 vota ose 3 mandate deputetësh, ndërsa PD dhe LSI ndajnë nga një mandat, ndërsa në numër votash janë shumë pranë njëra-tjetrës.
Ora 07: 15 Fier, PS merr 10 mandate, Ruçi del deputet
Partia Socialiste kryeson bindshëm në Qarkun e Fierit.
Teksa janë numëruar 164 kuti votimi nga 592 në të gjithë Qarkun e Fierit, PS ka marrë 29 168 vota, me një rritje prej 13.5% në krahasim me 2013-ën, duke marrë 10 mandate deputetësh.
Sipas shifrave paraprake dhe me 10 mandatet e siguruara, del deputet edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i cili renditej i nënti në listën e kandidatëve.
PD ka marrë 12 780 vota ose 4 mandate. LSI renditet forcë e tretë me 6 174 ose e përkthyer në 2 mandate deputetësh. Ndërkohë, PDIU, sipas shifrave paraprake, humbet mandatin e siguruar në 2013-ën.
Deri në orën 04:30 të së hënës raportohet të jenë numëruar 556 kuti në të gjithë vendin nga 5362 të tilla.
Nga rezultati i këtyre votave rezulton se Partia Socialiste ka marrë 68,237 vota. Partia Demokratike 37,155 dhe LSI 21,412. Ndërkohë, si forcë e katërt renditet PDIU me 5,188 ndërsa pasohet nga LIBRA e cila në rang kombëtar ka grumbulluar 1.468 në këto 556 kuti.
Nëse ky do të ishte rezultati përfundimtar, mandatet në Kuvendin e ardhshëm do të ndaheshin si më poshtë:
PS: 79 deputetë
PD 39 deputetë
LSI 18 deputetë
PDIU 3 deputetë
LIBRA 1 deputet
***
Janë numëruar 408 kuti votimi deri në orën 03:50 ndërkohë që rezultatet në përqindje figurojnë si mëposhtë:
PS 50.1%
PD: 27.5%
LSI 15.4%
E përkthyer në mandate këto të dhëna janë:
PS 76 mandate
PD 45 mandate deputetësh
LSI 16 deputetë
dhe PDIU 3
***
ORA 03:30 – Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Pas dorëzimit të materialeve filloi procesi i numërimit të votave.
Pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste. Ndërsa PD dhe LSI në disa qarqe janë edhe konkurrente për vendin e dytë dhe të tretë.
Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste.
TE DHENAT NE RANG KOMBETAR SIPAS QARQEVE
Berat:
PS 889 vota ose 47.69%
PD 481 vota ose 25.8%
LSI 463 vota ose 24.84%
Dibër:
PS 2179 vota ose 39.98%
PD 1521 vota ose 27.91%
LSI 727 vota ose 13.34%
PDIU 810 vota ose 14.86%
LIBRA 38 vota ose 0.7%
Durrës:
Elbasan:
PS 1891 vota ose 53.51%
PD 588 vota ose 16.64%
LSI 602 vota ose 17.03%
PDIU 377 vota ose 10.67%
LIBRA 39 vota ose 1.1%
Fier
PS 4833 vota ose 57.58%
PD 2121 vota ose 25.27%
LSI 1022 vota ose 12.18%,
PDIU 246 vota ose 2.93%
LIBRA 73 vota ose 0.87%
Gjirokastër:
PS 3737 vota ose 54.65%
PD 19.95 vota ose 29.95%
LSI 1640 vota ose 23.98%
Korçë:
PS 3632 vota ose 47.03%
LSI 1784 vota 23.1 %
PD 2092 vota ose 27.09%
LIBRA 97 vota ose 1.26%
Kukës:
PD 2310 vota ose 55.09%
PS 1539 vota ose 36.7%
LSI 268 vota ose 6.39%
LIBRA 24 vota ose 0.57%
Lezhë:
PS 1254 vota ose 46.79%
PD 982 vota ose 36.64%
PDIU 98 vota ose 3.66%
LSI 300 vota ose 11.19%,
Shkodër:
PS 1562 vota ose 72.68%
PD 360 vota ose 16.75%
LSI 168 votë ose 7.82%
Tiranë:
PS 4084 vota ose 49.81%
PD 2173 vota ose 26.5%,
LSI 1193 vota ose 14.55%
PDIU 326 vota ose 3.98%
SFIDA 84 vota ose 1.02 %
LIBRA 324 vota ose 3.95%
Vlorë:
PS 1526 vota ose 69.97%
PD 371 vota ose 17.01 %
LSI 229 vota ose 10.5%
***
Raportimet e orës 02:30 të mëngjesit të së hënës flasin për 103 kuti të numëruara nga 5362 që janë gjithsej.
Nga këto raportime figuron se Partia Socialiste ka 51.3% të votave. Partia Demokratike 27.4% dhe LSI 17.4%.
Partia Socialiste 12.985 vota
Partia Demokratike 6.919 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim 4.410 vota
Partia Socialdemokrate 19 vota
LIBRA 173 vota
PDIU 782 vota
***
Qarku Berat
Kutia e parë në Berat ka këto rezultate:
PS 59 vota
LSI 15 vota
PD 15 vota
Qarku Tiranë
Pas orës 01:00 ka nisur numërimi edhe në Bashkinë e Tiranës. Sipas rezultateve të kutisë së parë figuron se:
PS ka marrë 143 vota
PD 82 vota
LSI 39 vota
PDIU 9 vota
SFIDA 5 vota
LIBRA 3 vota
Qarku Korçë
Ersekë, kutia nr 40/43, fshati Çlirim
LSI 42
PS 55
PD 6
Bashkia Pustec, fshati Liqenas
LSI 202
PS 201
PD 83
Janë numëruar dy kutitë e para të qytetit Korçë
Kutia e pare
PS 47
PD 19
LSI 7
Kutia e dytë
PS 40
PD 24
LSI 11
Devoll, rezultai për 1 QV
PS 96
PD 211
LSI 4
Qarku Kukës
Rezultati i dy kutive të para:
PD 215
PS 145
LSI 23
Qarku Dibër, kutia e parë në Burrel:
PD 88
LSI 60
PS 48
Mat dhe Klos, PD forcë e parë pas dy kutive të para
PD 60 VOTA
PS 41
LSI 42
**
Dalin rezultatet e 18 kutive të para nga 5362 në shkallë vendi. Referuar të dhënave rezulton se Partia Socialiste ka marrë numeron 1926 vota, PD 878, kurse LSI 846. Dy vota i merr LIBRA ose 0,1% ndërsa PDIU merr 9 vota 0,3%.
Qarku Fier
Në Lushnje, rezultati per 3 qendra
PS 625
PS 274
LSI 104
Në qarkun e Fierit ka nisur numërimi i votave. Është hapur kutia e parë dhe ndërkohë
PS 151 vota
PD 82 vota
LSI 16 vota
PDIU 4 vota
Qarku Gjirokastër
Numërohen katër kuti në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nga 235 kuti që janë gjithsej. Në bazë të këtij numërimi PS është në vend të parë me 393 vota ose 62,7%, e ndjekur nga PD me 167 vota ose 26,6%, ndërsa LSI ka marrë 67 vota ose 10,7%.
Dropull, kutia e parë
LSI 67
PS 24
PD 13
Bashkia Tepelenë, fshati Gusmar
PS 90 vota
PD 44
LSI 7
Tepelenë, fshati Selcë
PS 25
PD 23
LSI 10
***
Kanë dalë rezultatet e para nga Bashkia Pustec. Bëhet fjalë për kutinë e fshatit Kallamas.
Partia Socialiste 112
Partia Demokratike 111
Lëvizja Socialiste për Integrim 100
***
Rreth 2 orë e gjysmë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit në të gjithë vendin, ka nisur edhe numërimi.
Qarku i parë ku nisi procesi është ai i Korçës ku janë hapur tre kutitë e para në Pustec.
Në këtë qark grumbullimi i kutive të votimit ishte më i shpejtë se në qarqet e tjera, çka i hapi rrugën numërimit.
Ndërkohë mësohet se numërimi ka nisur edhe në Has e në qarkun e Gjirokastrës.
Në Urën Vajgurore, në KZAZ numër 62 prej 45 minutash mungon energjia elektrike duke bllokuar në këtë mënyrë procesin e numërimit.
Sekretari i KZAZ Pjerin Tumani tha se është ndezur gjenerator dhe se KZAZ po ruhet me policë. Ai tha se nëse nuk rikthehet energjia nuk do nisë numërimi i votave.
VIJON…