• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Numërimi mbrapsht për Pedro Sanchez, Kryeministri spanjoll lufton për jetën politike

by A R
21/06/2025 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedro Sanchez mund të ndalojë për një çast dhe të kujtojë me nostalgji vjeshtën e vitit 2018. Vetëm gjashtë muaj pasi mori drejtimin e qeverisë, Kryeministri socialist i Spanjës ironizonte kundërshtarët e tij që e përshkruanin si një rrezik për vendin.

“Unë e di që mendoni se jam një ekstremist i rrezikshëm i së majtës që po përpiqet të shpërbëjë Spanjën“, tha ai në senat në tetor të atij viti. “E di që gjithçka që bëj unë dhe qeveria ime është e paligjshme, imorale, madje edhe e dëmshme për shëndetin.”

Por gati shtatë vite më vonë, këto fjalë kanë marrë një kuptim tjetër. Si i vetmi lider i qendrës së majtë që ka mbetur në Bashkimin Europian, Sanchez po përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij politike. Ngjarjet e fundit kanë tronditur reputacionin e qeverisë së tij dhe të vetë figurës së tij si luftëtar i deklaruar kundër korrupsionit.

Në qershor të vitit 2018, Sanchez hyri në historinë politike të Spanjës si i pari udhëheqës opozitar që arriti të rrëzojë një qeveri përmes një mocioni mosbesimi. Partia Popullore (PP) konservatore, që kishte shtatë vjet në pushtet, ishte thellësisht e përfshirë në skandale korrupsioni dhe sapo ishte goditur rëndë nga një vendim gjykate që zbulonte një skemë të paligjshme pagesash nën dorë për kontrata publike.

Por sot, rolet janë përmbysur. Vetë rrethi i afërt i Sanchez është përfshirë në një rrjet akuzash, skandale të ndërlikuara, zëra përgjimesh dhe dyshime për ndërhyrje politike.

Vetëm javën e kaluar, krahu i djathtë i Sanchez -it, Santos Cerdan sekretari organizativ i Partisë Socialiste, dha dorëheqjen pasi një gjykatës i Gjykatës së Lartë konstatoi prova të forta për përfshirjen e tij në marrje ryshfeti për kontrata ndërtimi publike.

Cerdan është i lidhur me rastin e ish-ministrit të Transportit, Jose Luis Abalos, dhe ish-këshilltarit të tij, Koldo Garcia. Abalos u shkarkua në vitin 2021 dhe u pezullua nga PSOE vitin e kaluar, pasi refuzoi të dorëhiqej kur Garcaa u akuzua për marrje ryshfeti në kontratat e maskave gjatë pandemisë. Të dy kanë mohuar çdo përfshirje.

Në ditët e fundit janë publikuar materiale të përgjuara ku Cerdan dëgjohet duke diskutuar për ryshfete me Abalos dhe Garcia, si dhe duke i kërkuar Garcias të ndikonte në votimin e brendshëm të vitit 2014, kur Sanchez u zgjodh drejtues i partisë. Janë shfaqur edhe audio të diskutimeve vulgare mes Abalos dhe Garcia për punonjëset e seksit.

Në këtë kontekst, nuk ishte çudi që Sanchez deklaroi të enjten e kaluar: “Nuk duhej ta kisha besuar kurrë Cerdanin. Kam shumë të meta, por gjithmonë kam besuar në politikën e ndershme dhe lojën e pastër”.

Por skandalet nuk ndalen këtu. Nën hetim janë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Begona Gomez, dhe vëllai i tij, David Sanchez.

Pyetja që lind në këtë situatë, është nëse Pedro Sanchez do të arrijë të mbijetojë deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2027?

Next Post
Izraeli vret një tjetër komandant iranian, Teherani: Do t’i rikthehemi diplomacisë vetëm kur të ndalet agresioni

Izraeli vret një tjetër komandant iranian, Teherani: Do t’i rikthehemi diplomacisë vetëm kur të ndalet agresioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In