• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numërimi/ Ja kush janë kandidatët më të votuar të PS dhe PD në Elbasan, Vlorë e Fier

by
28/04/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në orën 17:00, në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 359 kuti nga 511 për votat preferenciale, të cilat do të përcaktojnë deputetët e ardhshëm nga listat e partive.

PS arriti të marrë 8 deputetë në Qarkun e Elbasanit dhe sipas shifrave aktuale, asnjëri prej kandidatëve të renditur pas Taulant Ballës, i cili është i teti, nuk pritet të kalojë herësin, që në këtë qark për PS është 10778 vota.

Aktualisht, Taulant Balla është më i votuari me 13602, ndërsa pas tij renditet Saimir Hasalla. Tjetër situatë është te Partia Demokratike, aty ku Luçiano Boçi kërkon mandatin edhe pse renditet i teti në listë. PD në këtë qark ka marrë 6 mandate, ndërsa Boçi deri tani ka marrë 6582 vota dhe synon të arrijë herësin që është 9646.

Dashnor Sula, i cili e ka të sigurt mandatin, pasi ishte i katërti në listë, është edhe më i votuari në këtë qark me 7007 vota. Ndërkohë, Gazment Bardhi, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Elbasan dhe i pari në listë, ka arritur të marrë 2697 vota.

Qarku Vlorë

Në Vlorë, ku PS ka siguruar 8 mandate, kur janë për t’u numëruar edhe 36 kutitë e fundit, Edi Rama është më i votuari me 11269 vota, i dyti renditet Damian Gjiknuri, ndërsa nuk pritet të ketë surpriza në listë.

Nga PD, e cila ka marrë 4 mandate, Bujar Leskaj është më i votuari me 5025 vota. Ndërkohë, edhe te PD nuk pritet të ketë lëvizje në listë, pasi herësi është 8 mijë vota dhe askush nga kandidatët nuk pritet ta arrijë.

Qarku i Fierit

Në Qarkun e Fierit, ndarja e mandateve është 9 mandate për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike, si dhe një mandat për LSI-në. Nga PS, kur janë numëruar 315 nga 580 kuti deri në orën 17:00, më i votuari në këtë qark është Erion Braçe me 6452 vota, ndërsa Ruçi renditet i dyti me 4338. Braçe është i sigurt deputet, ndërsa Ruçi ishte i dhjeti në listë dhe duhet të arrijë herësin me 10174 vota. Te PD më i votuari është Agron Kapllanaj, i cili renditet i shtati në listë dhe me shumë mundësi do të kalojë herësin me 10780 vota, pasi deri tani kur janë numëruat pak më shumë se gjysma e kutive, ka arritur të marrë 7205 vota dhe pritet të zhvendosë listën, duke lënë jashtë saj Ilda Dhorin që renditet e gjashta./ b.h

Next Post
Inteligjenca Artificiale: Dikush e kishte gjetur fituesin dhe mandatet në qarqe që përpara 25 prillit

Inteligjenca Artificiale: Dikush e kishte gjetur fituesin dhe mandatet në qarqe që përpara 25 prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com