• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuland me Ahmetin dhe Thaçin: Të ndërpritet kriza politike

by A R
11/07/2016 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndihmëssekretarja shtetërore e SHBA-së për Çështje evropiane dhe euroaziatike, Viktoria Nuland, u takua sot në Ambasadën amerikane në Shkup me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi, pas së cilëve në selitë e partive do të ketë takime edhe me kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ahmeti pas takimit me Nuland nuk dha deklaratë për mediat, por u prononcua përmes njoftimit për shtyp. Ahmeti dhe Nuland, siç theksohet, diskutuan për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në axhendën integruese euroatlantike.

Ahmeti siguroi ndihmëssekretaren Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes, si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

“Ky kompromis duhet të rezultojë me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas BDI-së, të gjitha partitë duhet të pajtohen se janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i transmetoi ndihmëssekretares shtetërore të SHBA-së mesazhin se tani është momenti të bëhet gjithçka që të ndërpritet kriza politike dhe të arrihet marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në njoftimin për shtyp të Thaçit, theksohej se në takim më shumë është biseduar për përcaktimet strategjike për daljen e vendit nga kriza sesa për drejtime konkrete. Thaçi nënvizoi se pret që liderët politikë sot të marrin mesazhe më rigoroze për zgjidhjen e krizës.

Paraprakisht, Viktoria Nuland në Ambasadën në Shkup ka pasur takime edhe me Prokuroren Publike Speciale, Katica Janeva dhe me përfaqësues të organizatave të sektorit civil.

Pas takimeve në Shkup, Nuland duhet të mbajë konferencë shtypi në Ambasadën Amerikane në të cilën pritet të informojë për bisedat me liderët partiakë dhe për pritjet e saj për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. (java / r.a)

Next Post

(FOTO) Të shtëna në Stuttgart, ka edhe pengje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com