• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk zgjoheni dot herët në mëngjes? Lexoni këto këshilla

by Java News
30/08/2016 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa njerëz e kanë shumë të vështirë që të zgjohen herët në mëngjes. Një pjesë theksojnë se nëse zgjohen shpejt në mëngjes nuk janë në humor të mirë gjatë ditës, të tjerët shprehen se zgjimi herët është një sfidë e madhe për ta.

Mirëpo, nuk është kaq e vështirë sa mendoni. Ka edhe zgjidhje për gjumashët. Ajo që ju duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla për të paktën 2 javë dhe shumë shpejt ju nuk do ta keni problem që të ngriheni herët në mëngjes. Sipas studiuesve, këto këshilla janë mjaft të dobishme dhe efektive.

  1. Gjeni një arsye të mirë për tu zgjuar herët

Para se të shkoni për të fjetur kontrolloni edhe njëherë listën e aktiviteteve që keni planifikuar për ditën e ardhshme. Riorganizoni planet tuaja në mënyrë që punët më të vëshira t’i keni përfunduar deri në mesditë. Do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja për të menaxhuar. Gjithashtu do të vini re se do të jeni më produktiv, pasi mëngjesi është koha më e mirë për të kryer veprimtaritë tuaja.

  1. Mos e shtyni alarmin

Nëse ka rënë alarmi për tu zgjuar, mos kërkoni edhe 10 minuta të tjera për të fjetur. Ngrihuni menjëherë, pasi në të kundërtën ju do bini në një gjumë të thellë dhe do harroni të zgjoheni pas 10 minutash.

  1. Flini mjaftueshëm

Nuk mjaftojnë 4 orë gjumë për të qenë aktiv dhe plot energji gjatë ditës. Duhet të bëni 6-8 orë çdo natë.

  1. Nëse zgjoheni më shpejt, ngrihuni nga krevati

Nëse e keni vënë alarmin në 6.00 dhe u hapen sytë në 5.40, mos kërkoni të flini edhe 20 minuta, por ngrihuni menjëherë nga krevati.

  1. Zgjohuni çdo ditë në të njëjtën orë

Edhe nëse jeni pushim dhe nuk keni asnjë plan duhet të ngriheni, pasi në këtë mënyrë trupi dhe truri juaj do të mësohen më mirë.

  1. Bëni disa hedhje

Provoni të bëni disa hedhje pasi jeni ngritur. Hedhjet do u ndihmojnë që tu dalë gjumi.

  1. Hapni dritaren

Hapni dritaren pasi jeni ngritur. Më mirë do të ishte nëse dilni në ballkon dhe merrni ajër. Merrni frymë thellë dhe shumë shpejt do ta shihni se gjithçka është më e qartë.

  1. Pini një gotë ujë

Mirë do ishte që në gotën e ujit të shtonit limon dhe mjaltë.

  1. Hani një mëngjes të mirë

Shmangi ushqimet me yndyrë dhe pijet me shumë sheqer, pasi ndikojnë në stomak dhe shkaktojnë marrje mendsh. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë./shqip/a.k

Next Post
Italia do të shfrytëzojë artin për të shpëtuar objektet e goditura nga tërmeti

Italia do të shfrytëzojë artin për të shpëtuar objektet e goditura nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com