Avokati Spartak Ngjela në një lidhje me ABC News ka komentuar situatën nga koronavirusi në vend.
Ngjela u shpreh se pavarësisht se masat e marra janë të rrepta kanë rezultuar të sakta, ndërsa sulmoi opozitën duke u shprehur se është ende në “epokën e gurit”.
“Kjo është një luftë me vdekjen dhe qeveria shqiptare nuk është e pavarur nga OBSH.
Ne duhet të bëjmë një sakrificë dhe rregulloret nuk janë të qeverisë. Qeveria nuk ka profesion për të qeverisur epidemitë dhe i është rejtuar shkencës. Këtu kemi një opozitë që është në epokën e gurit.
Rama përsërit fjalët e tyre, mjekëve. Edhe unë kundërshtar politik e kam Ramën, por nuk mund të vij në pushtet më numrin e të vdekurve në pandemi.
Parametrat me të cilat po bëhet loja janë këta: që numri i të vdekurve ka rënë. Nuk ka gjë në dorë Rama sepse këtu flasin ekspertët.
Pse u çmend ambasadorja të flasë për pandeminë. Të gjithë ata që nuk pranojnë skemën aktuale po dalin qesharak. Kjo është metoda që ka pranuar shkenca aktuale në Shqipëri”, u shpreh Ngjela.
Taku gjeje nje grue edhe juve se le leshte e bythes