Mungesa e certifikatës së vdekjes dhe ADN-së që të vërtetojë se Admir Murataj vdiq në grabitjen e 9 prillit në Rinas, ka bërë që Gjykata e Krimeve të Rënda të mos pushojë çështjen ndaj tij.
Sipas prokurorit, çrregjistrimi i Muratajt nuk është bërë ende në Tropojë dhe se akt ekspertimet që vërtetojnë katërcipërisht vdekjen e tij.
Kështu, në një kohë që vdekja e Muratajt është diskutuar gjatë në opinionin publik, ajo nuk është vërtetuar ende ligjërisht. Procesi ndaj Muratajt të Krimet e Rënda, do të zhvillohej për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku ai akuzohej si organizatori.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 14 maj, ora 10:00.
g.kosovari