• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk u kujtua askush për të/ Berisha xheloz: Samitet e Tiranës ishin vetëm takime, mbështesim Ukrainën

by Java News
29/02/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dy samitet që u mbajtën në Tiranë, në të vërtetë ishin vetëm takime.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion.

Berisha tha se PD mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal dhe luftën e Ukrainës dhe ka qenë promotore e proceseve integruese të vendit në Europë.

Reagimi i Berishës:

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të së vërtetës, lirisë dhe dinjiteti.

Është kënaqësi e veçantë t’u përshëndes ju, të shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të madhe për misionin tuaj, mision ndriçues i mendjes dhe zemrave të shqiptarëve

Mision i një parlamenti i të vërtetës, i cili vuan sot nga një prej propagandave më perverse, më mashtruese në Europë.

Mision, i cili përballet me regjimin më të korruptuar në Europë dhe një ndër më të korruptuarit në botë.

Përballet me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Përballet po kaq me mafien ndërkombëtare në mbështetje të këtij regjimi.

Por mesazhi më i rëndësishëm që ju i jepni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë, të marrim në dorë fatin tonë.

Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët që e duan.

Shqipërinë e shpëtojnë djem, vajza, burra dhe gra, të cilët vendosin në betejë pa kthim, mosbindje civile të përballen me këtë regjim kalbësirë që është turpi i Shqipërisë, turpi i rajonit, turpi i Europës, turpi i botës.

Miqtë e mi, askush, asnjë njeri, nuk duhet të gabojë, nuk duhet të ngatërrojë gjeopolitikën me realitetin.

Gjeopolitika është një diçka që kushtëzohet nga gjeografia, natyra dhe të tjera.

Kurse realiteti është diçka krejt tjetër.

Thashë këto fjalë për t’u ndalur në këto dy ditët e fundit në Tiranë.

Dje dhe sot, dy takime, po quhen samite, po të tilla ç’është e vërteta nuk ishin, por takime ishin.

Një takim rajonal për Ukrainën dhe një takim i Ballkanit Perëndimor për mekanizmin e rritjes rajonale.

PD ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal. Ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm ndër të parat Ukrainën, betejën e saj kundër agresionit barbar rus, betejën e saj për Europën, për mbarë popujt e lirë.

PD ka qenë dhe është promotor i proceseve integruese në Europë, në hapësirën euroatlantike dhe kjo ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore.

Por uroj që asnjë shqiptar të mos ngatërrojë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve./m.j

Next Post
“Kaq shumë eskorta njeh ti”? Debat mes Ilnisës dhe Rozës: Pse merrni për keq Dubain, është vendi i preferuar i…!

“Kaq shumë eskorta njeh ti”? Debat mes Ilnisës dhe Rozës: Pse merrni për keq Dubain, është vendi i preferuar i…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com