• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk u konfirmua në qeveri, reagimi i parë i Kodhelit, urimi për…

by A R
28/08/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes në detyrë, Mimi Kodheli ka uruar shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bardhgyl Kollçaku me rastin e marrjes së detyrës.

Siç thotë edhe Kodheli, Bardhyl Kollçaku ka qenë  pikërisht një propozim i saj, i cili është pranuar nga vetë kryeministri Edi Rama dhe kreu i shtetit, Ilir Meta. Ky është propozimi i parë i qeverisë “Rama” i cili merr ‘bekimin’ e presidentit të ri.

Urimi

E bindur se gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku do të vijojë me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë kontributin në detyrën e tij të re si shef i Shtabit të Përgjithshëm, ashtu siç ka bërë në këto 35 vjet shërbim në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Falenderim për kryeministrin dhe presidentin që pranuan propozimin tim për të vënë në krye të FA gjeneral Kollçakun.

Urime gjeneral!

***

Arsimimi, karriera ushtarake e gjeneral brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku

Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka lindur më 05 qershor 1967, në Pëllumbas, Berat.

Ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “zbulim”, në vitin 1990.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer Kolegjin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Tiranë, Kolegjin e Shtabeve të Bashkuara, si dhe Kolegjin e Komandës dhe Shtabit në SHBA.

Ka përfunduar studimet për master shkencor në Administrim Publik (UT), në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, si dhe ka mbrojtur doktoratën në fushën e Mbrojtjes.

Gjeneral brigade Kollçaku ka përfunduar gjithashtu Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, si dhe Kursin Ndërkombëtar të Oficerit për Taktikë dhe Inteligjencë në SHBA.

Në jetëshkrimin e tij të pasur akademik, ndërmjet të tjerash, përfshihet Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Kursi i Forcave Speciale dhe Kursi Ekzekutiv i Sigurisë në Qendrën Marshall, në Garmisch, Gjermani.

Gjeneral brigade Kollçaku ka kryer detyra të ndryshme si: drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, drejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike dhe shef kabineti i shefit të Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Kollçaku ka dhënë kontributin e tij ne krijimin e funksionimin e Sekretariatit te SEDM-CC, e para strukturë ndërkombëtare e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ka kryer detyra të ndryshme si oficer shtabi dhe shef sektori në drejtoritë e zbulimit, planifikimit dhe marrëdhënieve me jashtë.

Pas anëtarësimit te Shqipërisë në NATO, gjeneral brigade Kollçaku ishte ndër oficerët e parë të emëruar në shtabet e Aleancës, fillimisht si oficer shtabi dhe më vonë si drejtor i Drejtorisë së Integrim – Koordinimit PfP në SHAPE, Belgjikë.

Eksperienca e tij me trupën ka filluar si komandant toge në Batalionin e Mbështetjes të SHPFA, komandant kompanie dhe shef zbulimi në BrK dhe kulmon si komandant i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, i vlerësuar dhe certifikuar nga NATO.

Gjeneral brigade Kollçaku ka shërbyer si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB në Gjeorgji (UNOMIG).

Gjeneral brigade Kollçaku është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake.

Gjeneral brigade Kollçaku flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 29 Gusht 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In