• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

by E S
11/04/2026 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar takimet prezantuese me drejtuesit dhe efektivët e DVP-ve në qarqe, ku së fundmi takoi drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe shefat e komisariateve dhe sektorëve në varësi të këtyre drejtorive.

Gjatë këtyre takimeve, drejtori i përgjithshëm prezantoi objektivat kryesore të punës, duke kërkuar masa të menjëhershme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e financuesve, organizatorëve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike.

Ai theksoi se është e papranueshme që Shkodra dhe Lezha të vijojnë çdo vit me të njëjtën situatë, duke gjetur dhe shkatërruar bimët e kultivuara, dhe kërkoi studim të plotë të situatës, analizë të çdo informacioni dhe të rasteve të mëparshme, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në fokus të detyrave të lëna ishin gjithashtu goditja e armëmbajtjes pa leje, rritja e kontrolleve dhe sigurimi i informacionit për kapjen e personave të armatosur në ambiente publike apo me automjete, kapja e personave në kërkim, parandalimi dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale, ndërtimet pa leje, lojërat e fatit dhe call center-at, si dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve, me shërbim etik dhe profesional.

U theksua gjithashtu siguria në shkolla, siguria rrugore dhe siguria e pronës.

Drejtori paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit, duke theksuar se, ashtu siç u veprua me Komisariatin e Policisë Peqin, do të veprohet me këdo që abuzon me detyrën apo bëhet palë me paligjshmërinë.

Policia Kufitare duhet të jetë model në shërbim, të menaxhojë flukset për të shmangur radhët dhe të garantojë një pritje dinjitoze për qytetarët dhe turistët, si dhe të forcojë masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të Hita theksoi se, duke filluar nga dita e hënë, do të nisë një operacion për lirimin e akseve rrugore, duke kërkuar angazhim maksimal të strukturave të Policisë për mbështetjen e ARRSH-së dhe ndëshkimin administrativ dhe penal të shkelësve që kanë zaptuar hapësirat publike.

Next Post
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In