• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk do të ketë ndryshim marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe SHBA-ve

by Donald Lu
09/11/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Donald Lu*

I nderuar president Nishani, anëtarë të parlamentit, miq të rinj, zonja dhe zotërinj.

Më lejoni ta filloj këtë mëngjes duke ofruar mendimet dhe lutjet tona për viktimat e kësaj përmbytjeje të tmerrshme që ka ndodhur në Shqipëri këto ditë.

Dhe më lejoni të vazhdoj me një rrëfim. Kam disa versione të ndryshme të këtij fjalimi sot. Dhe mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme e demokracisë. Është e paparashikueshme, është emocionuese, dhe është diçka të cilën e bashkëndajnë si Amerika dhe Shqipëria.

Nëse shihni rreth e rrotull kësaj salle, do të shihni se qëllimisht kemi ftuar shumë të rinj për të qënë këtu me ne sot për të festuar zgjedhjen e një Presidenti të ri amerikan. Pse do të kërkonim kaq shumë të rinj – dhe kur them të rinj e kam fjalën të rinj në moshë dhe të rinj në zemër – të bashkoheshin me ne sot. Sepse ju jeni e ardhmja me të vërtetë e kësaj demokracie.

Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë neve, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh, është e mbushur me konflikte dhe polemika, siç ishte këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara – Donald J. Trump.  Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë patur marrëdhënie të ngushta si gjatë administratave Republikane, dhe atyre Demokrate. Ne jemi aleatë në NATO. Ne jemi partnerë në Afganistan. Kemi qëndruar bashkë kundër agresionit rus në Ukrahinë dhe në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Kam besim se marrëdhëniet tona do të mbeten të ngushta edhe gjatë Administratës Trump.

Një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci është debati energjik dhe ndonjëherë antagonist.  Në këtë cikël zgjedhjesh, ne kemi parë kandidatët, median, mbështetësit e të gjitha krahëve të diskutojnë çështje – të mëdha dhe të vogla – që ndikojnë vendin tonë dhe botën. Këtë mëngjes ju dëgjuat nga Presidenti i zgjedhur Trump se çfarë e përkufizon vërtet një demokraci: kalimi paqësor i pushtetit dhe ecja përpara së bashku si një komb.

Teksa Amerika përfundon këtë sezon fushatash politike, Shqipëria po fillon të sajën. Tek fillojmë të shërojmë ndasitë politike mes njerëzve në të djathtë e në të majtë në Amerikë, shqiptarët do të fillojnë një debat të gjatë që do të kulmojë me zgjedhjet e qershorit.

Si dy demokraci të mëdha, më lejoni të ofroj shpresën – në emër të të gjithë amerikanëve sot këtu – se qytetarët shqiptarë do të bëjnë zgjedhje të mençura. Se ata do të debatojnë për çështje me rëndësi. Dhe se ata do të vazhdojnë të përqafojnë vlerat demokratike që bashkojnë Shqipërinë me Europën dhe Shqipërinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faleminderit shumë që keni ardhur. Faleminderit.

*Fjala e ambasadorit të SHBA Donald Lu në Mëngjesin e Zgjedhjeve Presidenciale të SHBA

Next Post
“Çdo kërkesë e drejtë e opozitës duhet plotësuar”. Meta kërcënon Ramën me qeveri teknike?

"Çdo kërkesë e drejtë e opozitës duhet plotësuar". Meta kërcënon Ramën me qeveri teknike?

Comments 1

  1. many says:
    9 years ago

    Nuk do te ke ndryshim midis Shqiperise dhe USA por do te kete ndryshim Donald Luje

    Reply

Leave a Reply to many Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In