• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk të jep fitore “vula”e partisë

by Artur Ajazi
02/04/2024 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka 2 vjet që Rithemelimi justifikohet me argumentin se “vula mban peng fitoren tonë mbi qeverisjes Rama”. Madje thonë se “sapo të marrim vulë, do rrëzojmë qeverinë”. Kjo dhe mjaft broçkulla të tjera, janë bërë objekt i fjalimeve dhe ligjeratave nga rithemeluesit dhe shpura e tyre në rrugica, oborre selish, parlament, bulevarde, dhe takime “gju më gju me popullin”. Pra i bie që, “vula qenkësh sekreti dhe pika kyçe, nga ku varet fitorja e Berishës, dhe humbja e Ramës”.

Në keni dëgjuar gjëkundi budallallëk më të madh se ky, hajde ta bëjmë pastaj skenar  seriali filmik. Nuk të jep vula dhe flamuri partisë as fitoren, as humbjen, por ta jep konkurrenca e ndershme, vota e lirë, programi politik ambicios që një parti apo lider shpalos para mbeshtetësve dhe bazës së asaj force politike. Nuk të jep vula fitoren në zgjedhjet brënda partisë, apo në zgjedhjet vendore apo parlamentare.

Në fushata zgjedhore, qoftë edhe një individ mund të dalë ballazi para çdo force politike, dhe ta mposhtë atë me argumente dhe premtime reale. Nuk të jep vula fitoren, kur ke 1001 probleme brënda “familjes tënde politike”, dhe kur nuk mbledh dot njerëzit rreth teje. Nuk të jep vula fitoren në zgjedhje, kur ti edhe me “vulë” ke humbur nja 7 palë zgjedhje, dhe je rrudhur aq shumë sa nuk mbledh dot as çerekun e çerekut të partisë në bulevarde. Por tanimë problemi i “vulës, firmës, simboleve”, është kthyer në pretekst, në teatër dhe komedi brënda asaj force politike.

Po të isha si Basha, do t’ja jepja vulën Rithemelimit, dhe nuk do të zhgënjehesha, pasi në 2025 humbja e tyre do të ishte më e madhe se 4 vite më parë. Pse ndodh kjo?

Për 1001 arsye, por më kryesorja mbetet, mungesa e argumenteve  për të bindur shumicën brënda partisë, pasi nuk bëhet fjalë për shumicën e shqiptareve. Duke e kthyer në problem madhor, apo dhe “kauzë” të partisë, ndoshta kreu i Rithemelimit ka menduar se, problemi vulës do të zgjasë pa fund, madje edhe për të  justifikuar humbjen e rradhës. Duhet një shkak, për ti thënë demokratëve në 2025 se “ja humbëm sërish, sepse Edi Rama nuk na dha vulën e partisë”.

Ndaj, si me vulë, dhe pa vulë, mendoj se fatin e fitores apo humbjes e vendosin të tjerë faktorë bindës, sidomos në fushata elektorale, ku shpalosja programeve dhe alternativave, nuk ka nevojë për skenarë dhe “spërdredhje” të tepërt. Vota merret  duke i bindur njerëzit, dhe jo duke i mashtruar ata me mllefet ndaj kundërshtarit politik.

Next Post
“Atmosfera në PD është dramatike”, Kulluri: Zgjedhjet e Berishës si ato të Bashës më 13 qershor

Nëse bie Gjykata Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com