• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk synojmë të krijojmë Grup Parlamentar!”, Shehaj: Pretendimi i PD për mandatin e 14, absurd!

by A R
20/06/2025 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka ngritur dyshime mbi procesin e rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se janë konstatuar raste ku numrat e votave ndryshojnë në procesverbal.

I ftuar në Log. Shehaj sqaroi se deri më tani janë rinumëruar rreth 15% e kutive të votimit, por sipas tij, ndryshimi është shumë i vogël dhe nuk ka ndikuar në rezultatin final.

“Janë rinumëruar rreth 15% e të kutive në Tiranë. Diferenca shumë e vogël, nuk ka një ndryshim, I janë shtuar 70 vota PD, na janë hequr neve 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse këtu ndodhin çudira. Sepse çfarë ndodh? Ndodh që bëhet rinumërimi, bëhet procesverbali, pastaj nuk shënohet se çfarë kanë parë në rinumërim”, tha ai.

Shehaj kritikoi gjithashtu pretendimin e Partisë Demokratike për mandatin e 14-të në Tiranë, duke e cilësuar si absurd.

“Pretendimin absurd të PD për mandatin e 14-të në Tiranë, duke ditur që diferenca me Mundësia është rreth 1300 vota, nuk e kuptoj. Nuk e di ku e bazojnë. Ata nuk kanë parë filmimet, ne po, dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, theksoi ai.

Ndër të tjera, i pyetur nëse do i bashkohet PD në Parlamentin e ri, ai sqaroi se “Mundësia” nuk synon me çdo kusht krijimin e një grupi parlamentar, edhe pse kjo sjell një përfitim të kufizuar në Kuvend.

“Ne kemi dy deputetë, nuk e synojmë që të krijojmë me çdo kusht një Grup Parlamentar. Ka një vetëm një avantazh, që je në Konferencën e Kryetarëve, deputetët kanë kohë 3-4 minuta. Nuk besoj se ka ndonjë përfitim të madh”, deklaroi Shehaj.

Agron Shehaj: Janë rinumëruar rreth 15% e të kutive në Tiranë. Diferenca shumë e vogël, nuk ka një ndryshim, I janë shtuar 70 vota PD, na janë hequr neve 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse këtu ndodhin çudira. Sepse çfarë ndodh? Ndodh që bëhet rinumërimi, bëhet procesverbali, pastaj nuk shënohet se çfarë kanë parë në rinumërim, por rastësisht, nuk kam prova, në procesverbal ndryshojnë numrat, i shton votat PD dhe i hiqen Mundësisë. Ka ndodhur dy herë. Kjo na bën të jemi të vëmendshëm.

Ne kemi një grup prej 30 vetësh me të rinj e të reja që prej dy ditësh dhe do rrinë të paktën 3 javë, por që duhet të jenë të vëmendshëm sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Pretendimin absurd të PD për mandatin e 14-të në Tiranë, duke ditur që diferenca me Mundësia është rreth 1300 vota, nuk e kuptoj. Nuk e di ku e bazojnë. Ata nuk kanë parë filmimet, ne po, dhe nuk na rezulton një gjë e tillë. Edhe tani që janë rinumëruar 15%, siç e shohim, nuk ka lëvizje të madhe, prandaj nuk e kuptoj nga vjen ky pretendim. Megjithatë, ne duhet të rrimë aty.

Në Shqipëri votat pasi hynë në kuti, nuk ke çfarë t’i bësh. Kjo nuk do të thotë që nuk do ketë tentativa, ne do jemi të vëmendshëm. Gjate procesit të rinumërimit kanë tentuar të na marrin vota në lloj lloj mënyre, por po të jesh i vëmendshëm dhe të jesh aty, nuk ka shanse që të të marrin votat.

Unë kam folur për zgjedhjet, unë nuk kam thënë që ishin të drejta, të barabarta. Zgjedhje kur një qeveri bllokuar një nga rrjetet sociale, sepse Edi Rama nuk ka kontroll, kjo është e papranueshme, për të mos folur më pas për administratën, për mediat. Ajo që dallon midis qëndrimit tim, Partisë Mundësia dhe PD, është se ata thotë që problemi është në fushatë, ditën e vetmit, numërimit, treni bullgar.

Ndërsa ne themi që problemi i vërtetë është financimi i partive politike, përdormi i parave nga mazhoranca, për të ndikuar dhe manipuluar opinion publik sidomos me mediat. Nëse ata shikojnë vetëm problemet, duhet të shohim dhe nga vetja jonë, çfarë nuk shkon, mos duhet të reformonin opozitën, me njerëz më të besueshëm, premtime ndryshe, e të tjera.

Ne kemi dy deputetë, nuk e synojmë që te krijojmë me çdo kusht një Grup Parlamentar. Ka një vetëm një avantazh, që je në Konferencën e Kryetarëve, deputetet kanë kohë 3-4 minuta. Nuk besoj se ka ndonjë përfitim të madh. Kam thënë që në kemi Mundësin që do ketë zgjedhje të ardhshme, s’ka akoma zgjedhje, skandal kjo, se është akoma kryetar ai që është dënuar. Mjafton që është në hetim dhe qëndron të jetë kryetar. Në perëndim, kryetarët e bashkive japin dorëheqjen për shumë më pak, largohen.

Next Post
“4 gjëra e kanë varrosur PD në këto zgjedhje”, Dash Sula ia numëron Berishës të gjitha

VIDEO: "Djali im s'i ka lyer duart me gjakun e shoqeve si dikush në PD", deklarata e fortë e Sulës pas akuzave për Sara Milën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com