• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk shkon në Gjykatë se ka thyer gishtin”, Gjokutaj me këmbën në allçi: S’tërhiqem nga çështja e Berishës, por…

by S T
20/07/2024 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Gjokutaj ka deklaruar sot se nuk mund të konceptohet tërheqja e tij nga mbrojtja ligjore e kryetarit të opozitës Sali Berisha, e cila mbart një rëndësi të madhe për vendin.

Gjokutaj tha se mungesa e tij në seancën e fundit gjyqësore për Berishën ishte lidhur me faktin se ka futur këmbën në allçi për shkak të një frakture dhe nuk mund të lëvizë pa paterica, dhe pa u rikuperuar së paku për 6-8 javët në vazhdim.

Por, “uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën”, nënvizoi ai ndër të tjera.

“Doja të shuaja kureshtjen e publikut, sepse ka pasur disa portale që e kanë konsideruar mungesën tuaj në seancën e fundit si një tërheqje nga çështja “Berisha”. A është e vërtetë kjo, tërheqje nga mbrojtja e z. Berisha në proceset gjyqësore ndaj tij tashmë, që po zgjasin prej muajsh”, e pyeti gazetarja e familjes Berisha?

“Mua më vjen vërtet shumë keq që abuzohet në këtë lloj niveli. Nuk mund të konceptohet një tërheqje e imja nga çështja Berisha, sepse ajo nuk është çështje thjesht e një personi, çështje penale e regjistruar nga SPAK. Ajo është një çështje, zgjidhja e së cilës zgjidh shumë raporte jetësore për Shqipërinë, zgjidh çështjen kombëtare, zgjidh çështjen e identitetit gjinor, zgjidh çështjen e familjes, të integritetit të njerëzve, zgjidh çështjen e shpopullimit, pra, pjesë integrale të programit të PD, të liderit të saj, zotit Sali Berisha dhe pikërisht për shkak të këtyre vlerave që mbart, lideri i PD dhe Partia Demokratike në vetvete me aleatët e saj, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera, ky ka qenë dhe qëllimi i procesit, i “fake proces”it.

Sa i përket gjendjes sime, është e vërtetë: në datën 11 korrik unë kam pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, se këta dhe i ironizojnë këto, thonë … “nuk shkon dot në gjykatë se ka thyer gishtin”… Ky është problem dashakeqësie i përzier edhe me injorancë sepse nuk është problemi thjesht i një gishti apo thoi, por është problemi i këmbës së tërë e cila është në allçi e mobilizuar, që do të hiqet pas 6 deri 8 javësh sipas mjekëve. Unë jam në kontroll mjekësor dhe nuk mund të eci pa paterica dhe kjo është e dokumentuar edhe në gjykatë. Uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën,” tha Gjokutaj.

Next Post
VIDEOLAJM/ Shqipëria “tërheq” edhe yjet e muzikës botërore, vajzat e ABBA-s shijojnë pushimet në Sarandë

VIDEOLAJM/ Shqipëria “tërheq” edhe yjet e muzikës botërore, vajzat e ABBA-s shijojnë pushimet në Sarandë

Comments 1

  1. Sakine Sovjani says:
    2 years ago

    Gjokutaj theu këmbën,
    O po çi qi nënën…
    Mut ishte,
    Mut është,
    Mut do të mbetet…

    Reply

Leave a Reply to Sakine Sovjani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edi Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In