• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk rrezikohet viti akademik”/ Shahini: E shtuna do të bëhet mësim kur të kthehemi në shkolla

by Java News
21/03/2020 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se për momentin, me nxënësit po punohet me dy mënyra, me internet dhe me leksione nga televizioni.

“Mësuesit dhe nxënësit po merren vesh me njëri tjetrin në forma elektronike më tepër. E vetmja pengesë është se 4 ose 5 përqind të nxënësve nuk kanë internet ose nuk kanë pajisje teknologjike dhe këta nxënës po ndjekin leksionet ose mësimet në televizion. Vlerësimet bëhen nga mësuesit. Temat që janë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, do të fliten me nxënësit. Problemet i kanë ata mësues që kanë shumë nxënës, me të cilët duhet të komunikojë. Të tillë mësues e kanë të vështirë që të flas me nxënësit një më një”, tha Shahini.

Në emisionin “Kjo javë” në “Neës 24”, Besa Shahni u shpreh se do të zëvendësohen të gjitha orët që nuk janë bërë e se nuk rrezikohet viti akademik.

“Ne gjatë kësaj periudhe po bëjmë mësim, prandaj unë mendoj se nuk kemi nevojë që të shtyjmë provimet kombëtare, por do ta shohim nëse duhet ta shtyjmë. Sido të jetë, ne po komunikojmë edhe me Ministritë e Arsimit me vende të tjera të rajonit, për të parë si do të veprojmë. Viti akademik do të mbyllet.  Nuk rrezikohet viti akademik. E gjithë bota po kalon në të njëjtën fazë. Për momentin kemi planin A që deri më 3 prill nuk shkojmë në shkollë fizike, por do kemi edhe plan B, nëse duhet të shkojmë tej kësaj date. Nëse kthehemi më 6 prill, duhet të dizinfektohen shkollat, kurse nëse nuk kthehemi, kemi planin për leksione online”, u shpreh Shahini.

Më tej, Shahni shpjegoi se universitetet pavarësisht se kanë autonomi, po shohin mënyrat e marrjes së leksioneve online.

“Universitetet janë autonome, ndaj kemi tjetër raport me ta. Kemi udhëzuar. Universiteti i Durrësit ka disa leksione online. Janë dy platforma që janë falas, ku pedagogu mund ta bëjë ligjëratën live. Unë mendoj se edhe universitetet do të shkojnë drejt transmetimit live”, deklaroi ajo.

Më tutje, Shahini tha se sapo nxënësit të kthehen në shkolla, të shtunat do të bëhen mësim. Ajo shtoi se kjo masë merret, që të zëvendësohen të gjitha orët e humbura.

“Një pjesë e madhe e Bashkisë i kanë mbyllur dizinfektimet. Të gjitha bashkitë kanë kryer dizinfektimin tashmë të shkollave. Nuk e dimë se kur do kthehemi dhe nuk dimë asgjë sa zgjat situata, duhet të veprojmë sipas rrethanave. Nëse kthehemi në shkolla, të shtunat do të bëhen mësim”, tha ministrja Shahini./BW

g.kosovari

Next Post
FOTO hot/ Oriola Marashi ‘sfidon’ koronavirusin

FOTO hot/ Oriola Marashi ‘sfidon’ koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

February 2, 2026
“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In