• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk rregullohet Tirana me autobusë falas” – Sejamini për fushatën e Këlliçit: Nuk godet oligarkët, krimin, kullat…

by A R
18/04/2023 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neritan Sejamini ka folur për hapjen e fushatës elektorale nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas analistit, aktiviteti për hapjen e fushatës nuk kishte mesazh dhe nuk shpaloste ide, ndryshe nga aktiviteti i Ramës, që ka zgjedhur një slogan që synon të marrë vota duke e treguar kundërshtarin si “e vjetra” dhe veten si “e reja”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini kritikoi edhe fushatën e Belind Këlliçit, i cili nuk po bën fushatë politike, por teknike, me premtime të vogla dhe pa rëndësi për votuesin gri, siç është autobusi falas. Sipas Sejaminit, Këlliçi nuk po godet oligarkët, krimin dhe pastrimin e parave, aktivitet që kryhet dendurisht në Tiranë me bekimin e mazhorancës.

“Çfarë mesazhi u dha? Nuk ngeli gjurmë dhe vizion. Nëse Rama ka idenë, do të ecim përpara dhe mbjellim fidanishte, ai mori aktivitetin dhe u dha të gjithëve një lopatë, bëri aktivitet të organizuar. Pra aktiviteti i Ramës ishte aktivitet që e jep mesazhin. Kurse këtu, nuk kishte mesazh. Është bërë pa u menduar, ishte amatoresk. Pretendon të marrësh votat dhe jo të mbushësh stadiumin. Duhet të japësh ide, mesazh, të tregosh qëllimin.
Fushata zgjedhore bëhet për votuesin e pavendosur, ja ku jemi këtu pesë vetë, vota potenciale të Belindit. Belindi duhet të flasë për ne, votuesin e pavendosur. E gjithë fushata përqëndrohet te kjo. Kush nga ne do të votojë për autobusin falas? Asnjëri. Ai elektorat që e bën fitues Belind Këllicin nuk janë ata që kanë problemin e autobusit. Nga pikëpamja elektorale, është strategji e gabuar.

E dyta, i gjithë problemi i Bashkisë Tiranë, qenka autobusi falas, atëherë ai duhet të rrijë në pushtet. Para fushatës, kur kanë qenë primaret, ishim pro Ilir Alimehmetit dhe na thanë duhet kandidat politik. Tani kandidati politik që zgjodhen po bën si NGO.

Nëse zoti Këlliçi thotë unë të rregulloj autobusin, disa shkolla, kjo nuk është fushatë, nuk është kjo Tirana. Nga njëra anë themi nuk rrëzohet Rama se kontrollon gjithë Shqipërinë, tani mendojmë se bileta 40 lekë do e rrëzojë… Duhet projekt dhe vizion politik për të rrëzuar këtë”, deklaroi Sejamini.

/a.r

Next Post
Kandidati i Metës përfshin fenë në zgjedhje: O Allah, të lutem Ramën me Veliajn të mos i ndërrojmë me Berishën, Metën dhe Belindin

Kandidati i Metës përfshin fenë në zgjedhje: O Allah, të lutem Ramën me Veliajn të mos i ndërrojmë me Berishën, Metën dhe Belindin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com