Gjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka ndaluar 72 persona, të cilët nuk respektuan masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës thuhet se në 11 raste janë hasur 72 persona që dyshohen për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Numri më i madh i personave të ndaluar është në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe në Prizren. Në Kosovë, më 4 maj ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër koronavirusit.
/e.rr