• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk raportoi mbjelljen e hashashit në zonën e vet, arrestohet inspektori

by
28/07/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një ish- inspektor të Policisë së Rendit, pasi nuk ka raportuar për mbjelljen e kanabisit në zonën që mbulonte në Fushë Krujë.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për Osman Rexhën.

Pas një hetimi 3 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, është provuar se inspektori Rexha, me detyrë ndihmës specialist i Policisë së Zonës, në Komisariatin e Krujës, nuk ka dhënë informacion dhe ka lejuar mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike, në zonën që mbulonte.

Më 25 maj të këtij viti në fshatin Larushk policia zbuloi një sipërfaqe toke të mbjellë me rreth 6 mijë rrënjë kanabis, në pronësi të shtetasit Isuf Tema. Parcela nuk është raportuar nga inspektori i zonës, Rexha. Krahas kësaj sasie, më 22 korrik janë identifikuar dhe 3 parcela të tjera të kultivuara me bimë narkotike, në fshatrat Larushk dhe Zezë, në të njëjtën zonë që mbulon inspektori.

Pas operacionit për asgjesimin e bimëve narkotike, Policia e Shtetit, përjashtoi për shkelje të rënda inspektorin, ndërsa SHÇBA nisi procedimin për shkelje të detyrës.

Next Post

Meta merr pjesë në Panairin e 15 të librit në Ulqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com