• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk pranojmë firma nga katrani me bojë”/ Balla: Do synojmë më shumë se 3/5 e votave për presidentin

by Java News
30/05/2022 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesës së Gazment Bardhin, në Komisionin e Ligjeve është rrëzuar kandidatura e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Lajmin e konfirmoi në një dalje për mediat kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit tha se arsyeja se përse është rrëzuar kandidatura e Mirakës, është firma e Sali Berishës.

Balla u shpreh se do të synojnë të mbledhin më shumë se 3/5 të votave për votimin e presidentit në Kuvend.

“Për katranin me bojë e kam thënë. Dua të sqaroj një element se u krijua një stuhi në gotë, lidhur me një procedurë të ndjekur nga Ligjet, për kandidaturat për dosjet e ish sigurimit të shtetit. Ka pasur në akuzë të sekretarit të përgjithshëm të PD, Bardhi. Dua të sqaroj se sa i përket kandidaturës së Simon Mirakës, ne e kemi votuar disa vite më parë, kandidon për një mandat të dytë, e ne nuk kemi asgjë me të. Kemi konstatuar se, deputetët që kanë propozuar, është përfshirë edhe katrani me bojë dhe e ka bërë pis emrin e zotit Miraka. Dhe për ne është e pamundur që ai të marrë mbështetjen tonë në Kuvend. Në aspektin tonë, sot të kandidosh për anëtarë të autoritetet të verifikimit të dosjeve, dhe të marrësh firmën e Berishës, është njëlloj si të kishe në diktaturë mbështetjen e Sigurimit të Shtetit. Sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, dhe në rastin në fjalë është e rëndë. Si mund të marrësh firmën e një personi që është si Sigurimi në diktaturë. I kërkoj Mirakës, të pastrojë listën e emrave nga katrani me bojë”, deklaroi Balla.

g.kosovari

Next Post
“E mori i pari ftesën, por…” / Ilir Shaqiri zbulon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij: Donaldin nuk e ftova

“E mori i pari ftesën, por…” / Ilir Shaqiri zbulon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij: Donaldin nuk e ftova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com