• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk po tregohemi të kujdesshëm me ndjesitë e Kosovës

by Edmond Arizaj
15/09/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Janë ende gjallë gratë e përdhunuara. Marrin ende frymë nënat që ua kanë vrarë bijtë pa u vënë emrin, a pa i martuar. Janë ende gjallë burrat që s’kanë gjetur akoma vëllezërit e egzekutuar. Nuk ka kaluar dhe aq shumë kohë. Mund të na duket shumë, sepse ne vete, në shtëpi i kemi të gjithë, shyqyr Zotit. Por hapat duhen hedhur ngadalë. E vërtetë. Me fqinjët, serbët mes tyre, duhen vendosur marrëdhënie të reja. Por pse duhet të sillemi sikur po kërkojmë falje?! Dhe të mendosh që ende nuk ka nga Serbia një falje për mijëra kosovarë të vrarë, të zhdukur, të gjymtuar, të përdhunuar, të masakruar. Mos të flasim për fyerje, poshtërim, ofendim, dhunë, rrahje.

E pra, për këto, dikur “barazohej” me gjak, si në Arbëri, si në Krali. Duhet ta hedhim hapin kujdesshëm. Ta peshojmë mirë këmbën. Ta kontrollojmë tokën, se mund të na shkasë. Nuk duhet të vrasim qoftë edhe një grimë shpirtin e kosovarëve. As të njërit prej tyre. Mendoni sa vuan një nënë që djali i vdiq nga një sëmundje; por mendoni tani një nënë që fëmijën ja morën nga duart dhe ja vranë para syve duke i qeshur në fytyrë. Tani shumëzojeni këtë me dhjetëra e qindra e mijëra njerëz. Rishumëzojeni me dhjetëra e qindra e mijëra ditë. Nuk e di si mund të hidhen aq kollaj në harresë. Të falim, por jo të harrojmë. E pra, me duket se edhe po falim,  edhe po harrojmë. Duhet ta zbusim armiqësinë, patjetër. Duhet ta ulim nivelin e gadishmërisë, sigurisht. Por mos vallë këtë duhet ta bëjë vetëm viktima, pra ne?! Ku janë shenjat tek serbët për të njëjtën gjë? Nacionalizmi i popullsisë nuk është justifikim që duhet ta mirëkuptojmë. Atëherë? Pse kaq “të dhënë” pas serbëve, se mos i shqetësojmë, se mos themi diçka që mund “ta keqkuptojnë”!

E nuk po flas për politikën. Ajo atë punë ka; ndoshta i urdhërojnë, ndoshta bëjnë skemat e porositura. Sepse ka dhe një lojë të madhe shahu ballkanike, evropiane e botërore, përveç asaj të voglës. Po flas edhe për mediat, gazetarët, njerëzit publikë, shkencëtarët, historianeët, artistët, ata që teorikisht duhet të ishin kuajt që tërhiqnin karrocën. Nuk mund të vemë shenjë barazie mes nesh dhe serbëve. Jo për disa arsye, por për miliona arsye. Natyrisht ne nuk bëmë revansh, por kjo mos do të thotë që të bëjmë inferiorin. Thjesht zotërinj të nderuar, mjaft thjeshtë, na duhet vetëm reciprocitet në të gjitha marrëdhëniet. Edhe ato intelektuale. Nuk kemi pse i gjuajmë serbët me gurë. Por nuk kemi pse e fshehim apo e mbulojmë se dikur ishim me një gur në qafë poshtë ujit dhe guri ishte serb. Përpara serbëve kemi kosovarët. Ata janë të shtëpisë, serbët janë thjesht fqinjët. Sot jemi në periudhen e uljes së gjakrave, e nesër…

Ka një “nen” të shkëlqyer Kanuni i Labërisë: ai që vret nuk mund të kalojë kryelartë përpara shtëpisë dhe njerëzve të të vrarit. Mua më duket sikur në gjithë këto vite, serbët, të gjithë pa përjashtim, që nga politikanët e deri tek 30 mijë tifozët që thërrisnin në stadium “vdekje shqiptarëve”, janë sjellë sikur në Kosovë kanë vepruar në të drejtën e tyre. Dhe sot flasin sërish me të njëjtën ndjesi.

Përpara se të bëjmë debate intelektuale me ta, mirë është të sqarojmë se nuk jemi të barabartë, se dhunuesi dhe viktima nuk janë kurrë të barabartë. E kjo s’ka të bëjë me nënën e Skënderbeut, as me babën e tij. Në kohën e tij, ai u tregonte dhëmbët, jo vetëm osmanëve muslimanë, por edhe venedikasve katolikë e serbëve ortodoksë. Kjo ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen. Me të tashmen dhe të ardhmen tonë si komb. /tesheshi.com/

Next Post
Mes arkeologjisë e bunkerëve, aspektet magjepsëse dhe kontradiktore të Shqipërisë

Mes arkeologjisë e bunkerëve, aspektet magjepsëse dhe kontradiktore të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In