• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk përfshihen në listat e sigurta, aleatët: PD fitoi mandate nga ne në 2013-ën

by A R
25/01/2017 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike rrezikon të rrisë pakënaqësitë në radhët e aleatëve, kur kanë ngelur edhe pesë muaj nga zgjedhjet parlamentare. Ndonëse pa një vendimmarrje konkrete në strukturat më të larta të partisë, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, paralajmëroi dje se asnjë nga krerët e partive opozitare nuk do të bëhet pjesë e listave të PD-së.

“Nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD-së. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira”, deklaroi Spaho për “News24”. Vendimi, që shihet si një “korrigjim” i asaj që ish-kryeministri Berisha bëri në 2013-n, nuk është pritur mirë nga krerët e partive opozitare.

Të kontaktuar nga “Panorama”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ai i PDK-së, Nard Ndoka dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklarojnë se PD nuk është dëmtuar nga prezenca e aleatëve në lista.

Sipas kreut të PR-së, Fatmir Mediu, lidershipi aktual i PD-së duhet të mendojë më shumë për mënyrën se si të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe jo të merret me qëndrime të pakuptimta.

“Mendoj se drejtuesit e PD-së duhet të mendojnë si fitohen zgjedhjet dhe të kontribuojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në vend që të merren me analiza dhe qëndrime të pakuptimta. Nëse do ketë një koalicion, duhet të përcaktohet dhe si fitohet. PD ka fituar më shumë se 7 mandate nga votat e partive të koalicionit në 2013-n, mjafton të bëhet një matematikë e thjeshtë”, shprehet për “Panoramën” Mediu.

Edhe për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, prezenca e drejtuesve të partive opozitare në listat e PD-së solli përfitime më shumë për vetë Partinë Demokratike, sesa për aleatët e saj.

“Ky nuk është një vendim i marrë në bashkëpunim me koalicionin, por është një vendimmarrje e Partisë Demokratike. Por, gjithsesi, skema e funksionimit të koalicionit nuk ka ndryshuar. Partia Demokratike nuk është penalizuar nga prezenca e aleatëve në listat e saj, përkundrazi, ka marrë mandate nga këta kryetarë partish në lista. Pra nuk janë aleatët përfitues nga prezenca në listat e PD-së, por është vetë PD. Nëse PD e shikon se duhet të veprojë kështu, nuk e shikoj si shqetësuese”, thekson Ndoka.

Ndërkohë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e mbështet këtë vendimmarrje të Partisë Demokratike. Por në këmbim të kësaj vendimmarrjeje nga PD, Shehi kërkon garanci nga Basha që numëruesit e tij do të numërojnë siç duhet votat e aleatëve në zgjedhje.

“Unë e kam krijuar këtë ide, jam iniciatori i saj. Unë jam që çdo kryetar partie të hyjë dhe të tregojë se sa vota merr dhe sa vlen brenda opozitës. Por, në shkëmbim ne duam garancinë që votat tona do të numërohen seriozisht. Sepse shpeshherë atje bëhet një luftë e brendshme dhe z. Basha me komisionerët e vet favorizon ata që i konsideron më afër. Nuk mendoj se PD u dëmtua nga prezenca e aleatëve në lista. Por mendoj se gjithsecili duhet t’i maksimalizojë votat për opozitën”, sqaron Shehi./a.m.

Next Post
Shqiptarët nuk i tremben dënimeve, një tjetër ushtar ‘tërbon’ Greqinë me Shqiponjën

Shqiptarët nuk i tremben dënimeve, një tjetër ushtar 'tërbon' Greqinë me Shqiponjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In