• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk paguhem, e bëj për demokracinë”, njihuni me shqiptarin që lufton krah ukrainasve përballë Rusisë

by
26/12/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve përballë forcave ruse në kufi. Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, të cilët luftojnë me rusët për të mbrojtur Ukrainën.

“Ne jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të ndaluar agresionin rus,” tha Vano Kakviashvili, veteran 38-vjeçar i ushtrisë gjeorgjiane që aktualisht shërben në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë. “Kjo është lufta e brezit tonë. Ne duhet të luftojmë për lirinë e Ukrainës,” shtoi ai.

Në stërvitjet e kësaj dite, pesë gjeorgjianët janë të gjithë veteranë luftarakë të pushtimit rus të atdheut të tyre në vitin 2008. Ndërsa 24-vjeçari i quajtur Emanuel Bazanji, është një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare i cili doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën sepse “ky është kufiri i fundit për demokracinë”, siç e quan ai.

“Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji për Coffee or Die Magazine, përcjell abcnews.al.

“Ne nuk paguhemi këtu, nuk po kërkojmë asgjë nga qeveria e Ukrainës, ne jemi këtu vetëm për t’i ndihmuar këta njerëz të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që na bashkon, të shohim njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të lirë”, shtoi ai më tej.

Nën komandën e një ish-oficeri ushtarak gjeorgjian të quajtur Mamuka Mamulashvili, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë funksiononte më parë si një njësi e vijës së parë në vitet e para të luftës në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Tashmë e pozicionuar në periferi të Kievit, kjo njësi tërësisht vullnetare është bërë qendër rekrutimi për të huajt që nënshkruajnë kontratë shërbimi tre-vjeçare në detyrë aktive me forcat e armatosura të rregullta të Ukrainës.

“Rusia duhet të ndalet me Ukrainën dhe Ukraina duhet të marrë sovranitetin e saj”, tha Mamulashvili. “Ne po luftojmë për demokracinë perëndimore, ne po luftojmë për demokracinë botërore, në fakt. Dhe të gjithë duhet të kuptojnë se është një luftë e vërtetë, dhe është fytyra e vërtetë e Rusisë që ne shohim sot në Ukrainë.”

Që nga fillimi i luftës në 2014, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë ka regjistruar ushtarë nga 27 vende, duke përfshirë SHBA, Australi, Gjermani, Gjeorgji, Meksikë, Azerbajxhan, MB, Austri, Francë, Greqi, Japoni, Kroaci dhe Serbi. Dhe tani, ndërsa forcat ruse janë të grumbulluara në kufijtë e Ukrainës dhe kërcënojnë një pushtim të plotë këtë dimër, Mamulashvili tha se ka pasur një rritje të numrit të të huajve që aplikojnë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë me shpresën për të shërbyer në forcat e armatosura të Ukrainës.

/b.h

Next Post
“Mafiozët shqiptarë”/ The Mirror: Si kalohen kontrabandë qindra njerëz në këmbim të mijëra eurove?

"Mafiozët shqiptarë"/ The Mirror: Si kalohen kontrabandë qindra njerëz në këmbim të mijëra eurove?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com