Nuk nxori urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve pa licenca, Gjykata e Durrësit pezullon kreun e Arsimit Parauniversitar

Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika.

Ai dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre pasi nuk nxori një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që funksiononin pa licenca.

Vendimi ëhstë pohuar edhe nga vetë zyrtari vendor. Lika tha për Report Tv se i është komunikuar pezullimi dhe shkak ka qenë një kontroll i Prokurorisë së Durrësit në vitin 2023.

Por ai mohoi që të kishte dijeni për kompetencën se e kishte të drejtën e këtij urdhri për ta nxjerrë.

“Unë nuk kam nxjerrë urdhër për kontrollin e çerdheve dhe kopshteve që funksiononin pa liçenca në Rajonin që Mbulon DRAPI i Durrësit. Por unë nuk e kam ditur që e kam këte kopetencë”, ëhstë shprehur ai.

Prokuroria e Durrësit kishte hetuar për rastin dhe i ka kërkuar Gjykatës masën e pezullimit nga detyra të zyrtarit të arsimit vendor.

Kujtojmë që Hazbi Lika është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës (DRAP) në Maj të vitit 2022, duke zënë vendin e Ana Dhamos.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com