• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk na tremb me ‘vëllezërit shqiptarë'”, Vuçiç sulmon Kitaroviç pas vizitës në Shqipëri

by A R
21/07/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është acaruar nga deklarimet e homologes kroate në Tiranë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila iu drejtua shqiptarëve me fjalën “vëllezër”.

Vuçiç e ka përkthyer si karshillëk ndaj serbëve një qendrim të tillë. Ai është shprehur se “nuk ndihet i frikësuar aspak” nga kjo.

“Serbia nuk kërkon vëllezërit, por miq”, tha kreu i shtetit serb, duke mos qenë dakort me këtë status marrëdhëniesh mes kroatëve dhe shqiptarëve.

“Sa prej tyre (shqiptarëve) humbën jetën për Kroacinë nuk më intereson. Nëse dikush mendon se unë jam frikësuar, i them se kjo nuk më tremb aspak”, tha Vuçiç.

“Shqipëria ishte miku ynë kur kishim nevojë…Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë, dhe më besoni -. Kroacia nuk do ta harrojë këtë”. Ne ishim vëllezër të armëve…”, ishin disa frazat e Kitaroviçit, të cilat kanë shqetësuar Vuçiçin.

Kohët e fundit ka patur një acarim të raporteve delikate serbo – kroate.

Dy vendet trashëgojnë një armiqësi ndaj njëra-tjetrës, e reflektuar dhe në luftën mes tyre në fillim të viteve ’90.

Armiqësia e tyre zë fill në Luftën e Dytë Botërore, ku kroatët patën regjimin ustash, bashkëpunues me fashizmin, për të cilin serbët pretendojnë se janë keqtrajtuar./a.m.

Next Post
Amaneti 103-vjeçar, familja palestineze ruan paratë e ushtarit osman

Amaneti 103-vjeçar, familja palestineze ruan paratë e ushtarit osman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com