• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk na hyn në punë flamuri i pastërtisë për COVID-19

by Astrit Patozi
11/11/2020 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi 

E mira do të ishte që edhe ne të silleshim me koronavirusin, ashtu siç edhe sillet ai me ne. Duke na trajtuar të gjithëve njësoj, pavarësisht, nëse jemi të varfër apo të pasur, të bardhë apo të zinj, shqiptarë apo serbë, amerikanë apo kinezë, të vegjël apo të mëdhenj.

Por kjo me sa duket është e pamundur, sidomos për ne, që e kemi shumë të vështirë të bëhemi bashkë edhe për çështje të tilla si data e çlirimit, çfarë burri ka qenë Skënderbeu, kush e pavarësoi Kosovën apo së fundmi edhe për thirrjen e komandantëve të UÇK-së në Tribunalin e Hagës.

Po në këtë pikë nuk jemi të vetmit, sepse ka kudo në botë konspiracionistë, paranojakë, delirantë, mosbesues apo edhe të çmendur, që ose nuk e pranojnë fare, ose e vlerësojnë në mënyrën e tyre, që nuk ka asnjë lidhje me shkencën, COVID-in.

Fatmirësisht, ata janë pakicë dhe si të tillë duhen respektuar, deri në pikën, që nuk bëhen të rrezikshëm për të tjerët. Nëse e kapërcejnë këtë cak sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm morale, se nuk ia ka borxh askush që të vuajë pasojat e fiksimeve apo marrëzive të tyre, të cilat në disa raste mund të jenë edhe fatale për të tjerët.

Po meqë jemi tek kjo temë, mendoj se të paktën të sëmurët nga pandemia duhet t’i konsiderojmë njësoj, minimumi me të njëjtën ndjesi njerëzore, dhe kjo qasje nuk duhet të vlejë vetëm për personelin mjekësor.

Personalisht i uroj shërim të shpejtë fillimisht çdo shqiptari dhe pastaj cdo qytetari të botës, që përballet me armikun e padukshëm, pavarësisht asaj që ai përfaqëson.

Petrit Vasilit, Blendi Klosit, Rudina Hajdarit, Damian Gjiknurit, Belind Këlliçit e kujtdo shqiptari tjetër, pa asnjë dallim nga flamujtë e partive apo të rangut shoqëror, që i përket, sepse as politika dhe as hierarkia nuk kanë lidhje fare me këtë çështje.

Por natyrisht, që kjo është e pamjaftueshme. E rëndësishme është që ne të mbështesim me çdo mundësi që kemi ata që janë në frontin e parë të luftës, mjekët, infermierët dhe çdo hallkë të sistemit shëndetësor të angazhuar në këtë betejë. Unë këtë e bëj pa asnjë hezitim dhe nuk më intereson hiç, nëse këta burra apo gra që po përballen me pandeminë në Shqipëri janë me qeverinë apo me opozitën.

Dhe nuk e çoj ndër mend fare të bëj llogari elektorale me këtë flamë të keqe, e cila gati ka gjunjëzuar gjithë globin, qoftë edhe po të dalë Fatos Lubonja e të më thotë se kjo i prish punë ndonjë “bande”, nga ato që që ai ka zgjedhur t’i shërbejë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Next Post
Kujdes: Nëse doni ta shijoni çastin, mos bëni fotografi

Kujdes: Nëse doni ta shijoni çastin, mos bëni fotografi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In