• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk na e mbante të shkonim në Theth, Valbonë a Vlorë! Sot flasim për turizëm në Shqipëri

by Alba Malltezi
30/08/2023 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Nëse disa vazhdojnë të jenë mosbesues me forcën e madhe që fsheh një vend si Shqipëria, ka akoma disa elementë të cilët, nëse i kanë anashkaluar, mund t’i kthejnë sytë e t’i shikojnë dhe veshët, t’i dëgjojnë. Me shirat e këtyre ditëve, vera e bukur plot miq nga çdo cep i largët i globit duket e lënë pas, por për asnjë çast të mos besojmë se me të vërtetë nuk jemi në një rrugë ku dalëngadalë, si shqiptarë, po zbulojmë sekretet, thesaret e fshehta të tokës tonë dhe virtytet e njerëzve.

Disa, me të drejtë, ankohen dhe kritikojnë, të tjerë mbulojnë dhe gëzojnë; incidente (disa tepër të rënda) ndodhën edhe këtë sezon, por ama, secili nga ne nuk mund të mos shohë dhe pranojë ndryshimin: Ku ishim dhe ku jemi? Nuk e njihnim ne vetë Shqipërinë! Nuk na e mbante të shkonim në Theth a në Tropojë, në Tepelenë a në Vlorë. Por dalëngadalë, çdo gjë po merr vëmendjen dhe dritën e duhur, duke nxjerrë në sipërfaqe atë që kjo tokë dhe këta njerëz “fshehin” në thellësi.

Në Labëri, për shembull, fshihet një sekret shqiptar, kjo tokë e mistershme që nuk kuptohet në është bregdet a malësi, në janë toskë a janë gegë, në të vërtetë, aty jemi të gjithë bashkë.

Sekrete të tjera fshihen te kostumet tona popullore: Nuk ka mundësi që një popull i aftë të thurë xhubletën, të qëndisë dimiqtë, të stolisë fustanella e jelekët, e çdo veshje popullore nga Veriu në Jug, të mos ketë brenda gjithë bukuritë. Nuk ka mundësi që një popull, që di të krijojë tingujt marramendës të polifonisë, harmoninë dehëse të zërave, të shpirtrave, të mos ketë brenda vetes gjithë bukuritë e botës. Shqipëria ka akoma më shumë, i ka të gjitha mrekullitë të qendisura në kode, figura, toteme, stoli. I nevojitej së pari pak qetësi, shumë punë dhe sidomos liri.

Nëse disa vazhdojnë të mendojnë se e gjitha sa ndodhi këtë verë ishte propagandë, rastësi, çmime të ulëta apo kushedi çfarë magjie, me siguri gabohen. Atyre u themi: Merrni pak kohë dhe qëndroni mbi qëndismat e nënave tona, merrni pak kohë dhe dëgjoni këngët e të parëve tanë. Aty do ta kuptojmë që ende nuk kemi dalë përpara botës me të gjithë shkëlqimin që shqiptari di të krijojë. Urojmë, të jemi sa më shumë e ta kuptojmë, se si fillim, jemi në një rrugë të mirë, por për të arritur tek perfeksioni i qëndismave, apo vibracionet “jashtëtokësore” të polifonisë, kemi ende për të bërë në përmirësimin e vendit dhe të jetës tonë. Më të mirët kanë nisur që tani, të bëhen gati e të ofrojnë edhe më shumë, në sezonin e ardhshëm turistik.

Next Post
Sulm me dronë në Rusi, Kievi raporton dy viktima nga sulmi me raketa gjatë natës

Sulm me dronë në Rusi, Kievi raporton dy viktima nga sulmi me raketa gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In