• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk na çon dot në pushtet”, Belind Këlliçi: Në PD kushdo që do të largojë Berishën, ta mundë me votë

by Java News
31/05/2023 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se humbja në zgjedhjet e 14 majit  ishte edhe rezultat i konfliktit të brendshëm në PD ndërsa theksoi se pa bashkimin e partisë dhe gjithë demokratëve, Edi Rama nuk mundet.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, ai renditi arsyet sipas tij pse gara e Tiranës ishte e pabarabartë duke përmendur financat, logon, përdorimin e paligjshëm të pushtetit nga kundërshtari, minutazhi 8 herë më pak në disa media, mungesa e komisionerëve, numëruesve etj.

Këlliçi tha gjithashtu se ata që duan të largojnë Berishën, duhet ta mundin me votë.

“Nuk e prisja këtë rezultat. Kam pritur një reagim më të madh të qytetarëve, edhe pse kam qenë i vetëdijshëm që kam hyrë në një garë të pabarabartë. Por, patjetër që PD ka patur problemet e saj, prandaj nuk u krijua ajo valë qytetarësh që unë do të kisha dëshiruar, që të kishin dalë 60-70% që të mundnin këtë makineri.

Pra, mospjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qënë vetëm për shkak të shantazhit, shitblerjes së votës, por ka qenë edhe një pjesë e tyre të bindur që nuk do të fitonim dot për shkak të situatës sonë.“ – tha Këlliçi.

Ai shtoi se ‘pa u ulur të gjithë, pa vënë gishtin në plagë, pa gjetur menyrën sesi të bashkojmë çdo factor, si të krijojmë një lëvizje sa më të madhe të së djathtës, ku të bëhen pjesë të gjithë faktorët opozitarë për të rrëzuar Edi Ramën, nuk do kemi sukses’.

Lidhur me gjendjen në PD, Këlliçi tha se nuk ka mandat për të negociuar ndërsa theksoi se nuk ka ambicie për të garuar për kreun e partisë.

“Nuk kam mandat për të negociuar. Nuk është trajtuar si çështje negociimi, por është ngritur si çështje që duhet të gjejmë një rrugë të përbashkët, duhet të gjejmë një zgjidhje përsa kohë biem dakord që kundërshtar kemi Edi Ramën.

Nuk kam ambicie për të drejtuar PD-në. Nuk i shërbej kësaj ambicieje. Ambicia ime e vetme është fitorja e zgjedhjeve, mundësisht para vitit 2025 për të rrëzuar Edi Ramën. Kjo është ambicia ime më e madhe.” – tha ai.

Këlliçi u tregua i ashpër me pjesën e PD-së së Alibeajt që sipas tij ndihmuan në përçarjen e mëtejme të opozitës. Ai akuzoi kandidatin Roland Bejko se ishte produkt i blerjes së PD zyrtare nga Erion Veliaj.

“Axhenda e tyre i shërbeu një mandati të tretë të Erion Veliajt. Në politikë nuk ka të bëjë vetëm aritmetika, por edhe fryma. Nëse do të kishim vetëm një kandidat, do të kishte një frymë tjetër. Në Tiranë, për shkak se është Erion Veliaj këtu dhe paguan shumë Erion Veliaj, është bërë gjithçka që të dilet me dy kandidatë dhe të krijohet kjo frakturë.

Në Tiranë është bërë gjithçka për të siguruar mandatin e tretë të Erion Veliajt. Kjo nga pjesë të caktuara, se jo të gjithë i fus në një thes, segmente të caktuara. PD zyrtare doli me një kandait në Tiranë për t’i lehtësuar mandatin e tretë Erion Veliajt” – tha Këlliçi për emisionin “Pa Censurë”.

Në fund të intervistës Këlliçi tha se bashkimi në PD duhet bërë, por me Berishën kryetar të saj duke ftuar të gjithë ata që duan largimin e tij, ta mundin me votë.

“Edhe Gazment Bardhi, edhe Jorida Tabaku të vërtetën thonë, se duhet të ulemi për një bashkim dhe unifikim të opozitës për të folur për një bashkim të opozitës, ku fokusi kryesor duhet të jetë rrëzimi i Edi Ramës dhe lufta me njëri-tjetrin.

Opozita bashkohet nga ata drejtues që anëtarët i zgjedhin vetë për t’i drejtuar. Të futen dhe të provojnë veten me votë. Duhet pranuar mekanizmi i votës. Secili ka aksionet e veta. Pse i thuhet ik një njeriu që ka aksionet më të mëdha? Atëherë eja dhe munde.” – tha Këlliçi.

Ai pohoi pamjaftueshmërinë e Berishës për të sjellë në pushtet PD, por nuk vë në diskutim lidershipin e tij.

“Jo, zoti Berisha nuk është i mjaftueshëm për të çuar PD në fitore. Duhet shumë herë më shumë se ai. Ata që nuk e pranojnë janë shpallur non grata nga baza. Të zbresin në bazë dhe të pyesin bazën. Të shohin realitetin në terren. Këta nuk pranojnë votën. Futu dhe munde Berishën me votë. Mendoj që një politikan e largon vota. Në PD kushdo që do të largojë Berishën, ta mundë me votë” – mbylli intervistën për emisionin “Pa Censurë”, Këlliçi.

/s.f

Next Post
Tensionet në Veri, Rama: Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi!

Tensionet në Veri, Rama: Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

August 20, 2026
EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

August 20, 2026
Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

August 20, 2026
Aksident i rëndë ujor te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër i plagosur!

Aksident i rëndë ujor te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër i plagosur!

August 20, 2026
Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

August 20, 2026
Ra nga kati i tretë i pallatit teksa punonte, 30 -vjeçari ndërron jetë në spital pas 9 ditësh

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Vlorë, 3 persona dhunuan barbarisht 50-vjeçarin! Njëri shoqërohet, 2 në kërkim, mister shkaqet

August 20, 2026
Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

August 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

August 20, 2026
Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com