• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk mund të qeshet me gjithçka

by Frrok Çupi
16/03/2021 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sot po qeshim, por nuk mund të qeshet me gjithçka.

Qysh se mbaroi beteja e Ilir Metës, president, me Policinë, nisëm të qeshim. Tani kush do të kruhet me tjetrin, e kërcënon se ‘do të të bëhem Ilir Meta, ta dish!’; dikush që të do në kafe sa më shpejt, të sulet: ‘do të vish apo ta çova Ilir Metën!’.

Por vetëm kaq, mjafton. Edhe një herë: Nuk qeshet me gjithçka! Në ngjarjet që po ndodhin mes nesh, e qeshura mund të fshehë ‘bombën’ që i shpërthen shoqërisë nesër, ose qysh sot. Pasi të qeshë, njeriu nis e bën pyetje:

A është politike kjo që po ndodh në politikë?

Po të ishte politike, atëherë presidenti i Republikës nuk mund të marrë turr prej zyrës së tij e të shkojë të rrahë policët në detyrë. Ministri i parë i Shëndetësisë në 1950, një partizan infermier, rrahu tre nxënës që kishin ngacmuar tri vajza; dhe kjo ngjarje nuk u harrua. Por ai i rrahu në zyrën e tij. Presidenti u shkoi policëve aty ku kryenin detyrën, madje i rrahu edhe në sy të të gjithëve. Në sy të të gjithëve edhe çatrafilloi fytyrën, zgurdulloi sytë, bëri pozat e frikshme të idiotit….

Kot e bëri?

A është vërtet ‘idiot’ Ilir Meta, apo bën sikur…?. Kjo është pyetja. Po Lul Basha, a është vërtet ‘idiot’ apo përshtatet aty ku e kanë vënë? Për shembull si e lëshoi veten e i shkoi në ndihmë presidentit që po shkelte ligjet dhe kryente marrëzi në publik?…

Edhe këto janë pyetjet; pyetje që na thonë: ‘Kaq, boll qeshëm!’.

Nuk është ‘ashtu kot’ që këta na bëjnë për të qeshur. Këta njerëz politik, politikën po e nxjerrin prej enës së saj. Por ku po e çojnë, ç’formë po i japin?

Politikën po e depozitojnë në një trajtë tjetër, në një frymë tjetër, në një sjellje tjetër. Procesi ka nisur në më shumë se  dy dekada më parë, qëkurse ‘babai’ i këtyre, doktor Berisha, nuk mund të quhej më as demokrat, as komunist. Që në vitet kur Evropa e quajti qeverinë shqiptare (1996-97) një ‘qeveri gangsterësh’, që aty ishin sinjalet e para; fare mirë mund ta quanin ‘qeveri komuniste’ po të ishte qeveri politike. Që në momentin kur shteti shqiptar aplikoi skemën mashtruese në financa, të huazuar nga ‘Ponzi’ i viteve 1880, që në atë moment nuk ishte më as ‘demokrate’, as ‘komuniste’.

Politika qysh herët është transferuar në enën e Mafies.

Edhe akti më i fundit, i rrahjes së policëve nga presidenti i Republikës, është skenë e mafies, jo e politikës. A nuk vini re se si politika ‘nuk ka çfarë i bën’ Ilir Metës? Po, sepse mafia nuk mund të kapet politikisht; kaq është.

A nuk e vini re pse u thërrit menjëherë Lul Basha i PD në sheshin e betejës kundër policisë që sapo kishte ‘gjakosur’ Ilir Meta? Ju mendoni se erdhi nga vullneti, ose i shtyrë nga zjarri politik? Jo. Lul Basha, që tashmë është identifikuar si ‘njeriu i amerikanëve’ në çerdhen e Mafies, u detyrua të shkonte në shesh- betejë, ndryshe do të asgjësohej si një leitnant i organizatës. Mafia ka piramidë fisnore dhe familjare, sidomos këtu në Ballkan. Lul Basha në atë moment hyri në organizatën që është jashtë- politike; dhe tanimë as që prononcohet dot politikisht. A nuk e dëgjuat sot në Shkodër kur tha se ‘do ta zhduk Covid-in”? El Chapo, i fundit si personazh mafioz, mburrej para punëtorëve të tij se ‘do të pushtonte Amerikën’.

Kjo ishte ngjarja e fundit që dëshmon se në ‘çerdhe’ punët shkojnë keq.

Po asgjësohen leitnantë dhe po provohen ushtarë.

Deri tani janë asgjësuar disa leitnantë. Deputetët PD-istë të lidhur ngushtë me liderin Berisha, papritur u lanë jashtë. Ata janë të gjithë dëshmitarë ose autorë të akteve mafioze, që nga kontrabanda shtetërore, kompania ‘Shqiponja’, vrasja e kundërshtarëve, Gërdeci, deformimi i pronësisë mbi pasurinë e shqiptarëve, bashkëpunimi me Millosheviçin në dëm të shqiptarëve, larja e parave të pista, etj. Këta lihen jashtë, sepse organizata shkarkon barrët, si kudo në mafie. Nëse ‘nuk sillen mirë’,  atëherë punët shkojnë më keq për ish- deputetët me lidhje fisnore.

Prapë bëhen pyetje:

Pse ndodhi përleshja e militantëve në Elbasan, bash Ditën e Verës? Disa mendojnë se është fillimi i dhunës që këta do të ushtrojnë kur të humbin zgjedhjet. Jo, nuk është vetëm kaq. Këta e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, por kjo nuk ka rëndësi. Do të kishte vlerë sikur të ishin ‘organizatë politike’. Por si organizata të mafies iu intereson ‘banko- prova’ e skemës. Skema ‘fisnore’ e mafies ( ku u përfshinë edhe dy zonja liderë të PD-LSI, si për të plotësuar familjen), nis te ushtarët, që janë militantët. Këta do të fitojnë shumë pak nga plaçka që do të fitohet, por bërtasin më shumë- si në çdo mafie. Në Elbasan ‘organizata’ krijoji garanci se ushtarët janë në punë.

Piramida që ngrihet mbi këta ka punë të tjera: Dy bosët- Berisha dhe Meta kanë aplikuar ligjin e ‘Omertës’, ata heshtin mbi planet tyre, ndërsa mbajnë fronin. Ata poshtë as që e dinë se çfarë do të ndodhë. Jo kot u aplikua skema ‘mos ndrysho asgjë nga sloganet që ishin! Mos e merr seriozisht vlerën e deputetit!’. Fito çfarë të mundesh edhe duke shitur vendet e deputetëve!”…

Pamja është e qartë: ‘Në drejtimin tonë vjen Politika!, por nuk na kap se ne nuk jemi në atë rrugë, ne jemi tjetër gjë!’.

Next Post
Përplaset për vdekje një person, dyshohet për aksident të qëllimshëm, policia identifkon viktimën dhe autorin

Përplaset për vdekje drejtuesi i motorçikletës, shoqërohet drejtuesi i “Benzit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In