• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk mund të këtë integrim europian pa bashkëpunim rajonal

by Java News
25/07/2022 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Intervistë e Sekretares së Përgjithëshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu-

-Znj. Bregu, ndryshe nga tërësia e mesazheve të mbushura me përgëzime, shpresa e falënderime, një postim juaji i gjatë në Twitter, ka përmbledhur rrugëtimin pothuaj të mundimshëm të Shqipërisë, drejt një momenti historik, siç është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian. Sa ka qenë e “merituar” pritja tri-dekadëshe, për një popull që kur dilte nga një diktaturë mizore dhe varfëri ekstreme, thërriste “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”?

-Shqipëria si gjithë Evropa është ende një projekt i papërfunduar. Dhe që të biem dakord që në fillim: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa,” është mbase i vetmi program politik në botë me gjashtë fjalë, por me gjenialitet politik po aq sa “jak o dit’ e uruar që lint nga perëndon” e Rilindasve. Madje “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është i vetmi mendim i qartë i kompromisit politik në Shqipëri gjatë këtyre 30 e kusur viteve. E pranojnë të gjithë dhe nuk shahet nga asnjë.

Por siç thotë fjala e urtë:  nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë.Ne jemi rasti tipik i marrjes me lehtësi të momentit të duhur. E kemi humbur kohën me pengesat absurde që i kemi ngritur vetes, me shpresë se po dëmtonim politikisht kundërshtarin pa u trembur se ndërkohë bota, Evropa po jetonte kohë të reja me kriza të njëpasnjëshme dhe me shfaqjen e një brezi të ri politikanësh që garancinë e standarteve të proçesit të anëtarësimit e shihnin te matricat e metodologjitë  e proçesit,

Megjithatë është ndër të paktat lajme pozitive që kemi marrë që nga 2014 në lidhje me rrugëtimin tonë në BE, ndaj përsëri them: më mirë vonë se kurrë.

-Nëse ju do të kthenit kokën pas, dhe do të kërkonit “imtësisht” mes “arritjeve, zhgënjimeve, përpjekjeve, kokëfortësirave dhe paragjykimeve”, siç me të drejtë i rendisni, a do të mundeshit të gjenit një moment në historinë e 30 viteve të fundit, kur Shqipëria ka qenë vetëm pak milimetra larg një momenti si ky i sotmi? Një shans që nëse do të ishte rrokur në ajër, sot ndoshta do të festonim mbërritjen në një tjetër lloj destinacioni?

Disa. Po të mos kishtë ndodhur 1997 e keqfamshme për shqiptarët, sot do të ishim vend anëtar si Kroacia.

Po të mos kishim humbur kohë në 2011-2012 me estradë politike të opozitës se aso kohe, për të votuar 3 ligje, me saktë 2 ligje dhe rregullore të parlamentit, me zgjedhjen e Kryetarit të Qarkut të Fierit, në 2012 do t’i kishim çelur negociatat bashkë me Malin e Zi. Shqipëria vetëm në atë periudhë humbi tri here shansin e marrjes së vendit kandidat

Dakord, ju thoni edhe Mali i Zi ka kaq vite që negocion, por nuk është më pranë anëtarësimit.

Edhe kjo është e vërtëte. Sepse proçesi i zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perendimor, nuk është më i njëjtë me çka qenë pas rënies së perdes së Lindjes.

Krizat ekonomike globale të njëpasnjëshme (që nga ajo e 2007-2008) kanë ndikuar në mungesën e “dëshirës” për zgjerim nga qytetarët e BE-së. Sondazhi i para ca ditëve në Austri, në lidhje mbështetjen qytetare ndaj zgjerimit të BE, është tregues tipik i faktit që sa herë BE bën një hap drejt zgjerimit, rriten tonet negative dhe bie mbështetja e qytetarëve, sidomos në disa vende anëtare skeptike.

Shkurt, kemi humbur kohën tonë, duke i dhënë më shumë kohë skeptikëve e teknikëve që të vendosnin një temp të ri për zgjerimin pa u shqetësuar për kohën tonë të humbur.

-A mendoni se në Bashkimi Evropian ka qenë më pak “zevzek” në fazat e mëparshme të zgjerimit që ndodhën pas viteve nëntëdhjetë, gjatë të cilave u bënë pjesë e familjes së madhe evropiane shumë shtete me të kaluara të ngjashme me atë të Shqipërisë? A ka qenë shtimi domethënës i atyre që ju i quani pengesa në këtë proces, më shumë pasojë e qëndrimeve historiko-politike të lidhura me vetë Unionin, apo ka ardhur prej prodhimtarisë së pasur të krizave politike, e cila Shqipërisë nuk i ka munguar kurrë në këto tre dekada.

Ne e thashe, nuk jemi pa “gjynahe” këtë mes.  Mbajtja peng e normalitetit politik të vendit se mos fiton pikë kundërshtari duke preferuar më mirë të humbasim kohë, pikërisht se në kohën e tjetrit nuk jemi dot heronj, është gati ciklike në Shqipëri.

Por çdo shkëputje nga e vjetra kërkon një projekt të ri. Në Ballkan ende qëndron i ngritur çarku i nacionalizmit. Dhe sa herë nacionalizmi, si ekzagjerim i patriotizmit kthehet e ringjallet, aq më në rrezik për të qenë vetëndëshkues jemi.

Tashmë që prej 19 vitesh, Ballkani Perendimor, po rreket ndërmjet pengesave të ndryshme që të bëhet pjesë e BE, dhe që prej asaj kohe veç Kroacia mundi t’ia dilte të anëtarësohej.

Bashkimi Europian lindi si një proçes politik, dhe për fatin e keq vitet e fundit vetëm kjo nuk ndodhi. Ideja e themeluesve të BE ishte një ide gjigande e afrimit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe e krijimit të një  tregu të përbashkët në kontinent, për të provuar bashkimin si fuqi të transformimit. Gradualisht vendimet politike ju ikën nga duart politikanëve, dhe u copëzuan nga burokratët, duke e futur në shumë raste proçesin në kornizën e detyrimeve. Nuk dua të nënvlerësoj një proçes të gjatë harmonizimi me BE-në, por përmbushja e kërkesave teknike nuk mundësoi liberalizimin e vizave për Kosovën. as përshpejtoi fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë po jetojmë mes një ndryshimi të madh në arkitekturën gjeopolitike. Përgjigjja pozitive e BE ndaj Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësimin në BE, rizgjoi edhe njëherë ato neurone/ndjesi politike duke na rikujtuar se anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proçes metodologjik i përafrimit legjislativ, por një akt politik. Dhe aktet politike nuk zgjasin një jetë.

Perspektiva evropiane po humbi fuqinë e ndryshimit e transformimit të vendeve tona, ka humbur misionin. Dhe misioni kryesor sot është ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit.

– “Nëse Evropa është një ide, mund ta bëjmë realitet në cilëndo qoshe të botës, edhe në zemër të kontinentit evropian, në Ballkanin Perëndimor”. Këto janë fjalët tuaja. Si e shihni rolin e bashkëpunimit rajonal në të ardhmen, si katalizator në këtë proces pa kthim që nisi me hapjen e negociatave?

Nuk mund të këtë integrim europian pa bashkëpunim rajonal, por nga ana tjetër bashkëpunimi rajonal merr kuptim pasi qëllimi i përbashkët është integrimi europian. Koncepti i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perendimor ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2014, kur nisi edhe Proçesi

i Berlinit. Bashkëpunimi ekonomik rajonal është mantra e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetet nga 76% e qytetarëve.

Ashtu sikurse BE, 65 vite më parë u perfshi në një projekt politiko-ekonomik, edhe vendet e Ballkanit Perendimor kanë nisur krijimin e një Tregu të Përbashkët për të shembur pengesa e barriera të ndryshme ndërmjet tyre, duke rritur bashkëpunimin ekonomik/tregëtar, të bazuar në modelin e Tregut të Unik të BE dhe duke u përafruar me parimet dhe standartet e BE, duke  mbajtur kufijtë e hapur përmes korsive të gjelbra për ushqim dhe ilaçe gjatë pandemisë, duke krijuar një zonë pa roaming, duke arritur njohjen reciproke për disa shërbime dhe licenca. Ky nuk është një proçes që e largon rajonin nga integrimi europian, por përkundrazi, e sjell cdo ditë e më pranë tij.

Vizioni i përgjithshëm për një BP të integruar ndërmjet vedi dhe më pas me BE-së është pa dyshim një vizion i përbashkët. Kjo është njëra anë e medaljes. Ndërkohë që rajoni përafron gjithnjë e më shumë standartet me BE, ka ardhur koha që BE të përfshijë më shumë rajonin në politikat, programet dhe tregun të BE-së si pjesë e proçesit të anëtarësimit.

-Një shumicë dërrmuese e shqiptarëve vazhdojnë të jenë mbështetës të palëkundur të anëtarësimit në BE. Disa e shohin si një “shkop” magjik që do u japë fund të gjitha problemeve të këtij vendi, ndërkohë që nuk është njësoj i fortë vetëdijësimi mbi detyrimet që burojnë nga ky proces. Cili është mesazhi apo këshilla juaj për shqiptarët, si një prej politikaneve me më shumë përvojë në çështjet e integrimit, në kuptimin e menaxhimit të pritshmërive dhe ndërgjegjësimit për atë që i pret në këtë pjesë të fundit të rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE.

Ka një poezi shumë të bukur poeti grek Konstandin Kavafis, “Itaka”

“Në mendjen tënde e paç gjithnjë Itakën 

Për ty qenka e shkruar të mbërrish atje 

Në e gjetsh të varfër, Itaka s’të ka mashtruar 

Me kaq përvojë, i mençur si je bërë, 

do ta kesh kuptuar tashmë ç’kuptim paskan Itakat”.

Për çdo ditë që e bëjmë Shqipërinë, mundi ia vlen.

Intervistoi: Ermal Gjinaj

Kjo interviste eshte pjese e serise se shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, te Institutit Shqiptar te Medias, ne kuadrin e Programit te Promovimit te Tranzicionit te Republikes Ceke.

Next Post
Blofi serial/ Pas rastit të Manzës, Berisha shpërndan mashtrimin e radhës. “Pendohet” dhe e fshin. QSUT: Ja e vërteta

Ish-anëtari i Kryesisë së PD: Berisha zhgënjeu më shumë se Basha me drejtimin e partisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

January 28, 2026
Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

January 28, 2026
Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In