• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk mund të jetojmë këtu”, mediat e huaja shkruajnë për afganët, që Trump i la në Shqipëri

by A R
28/01/2025 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, shumë urdhra ekzekutivë të Donald Trump kanë “trazuar” politikën edhe në rang global. Një prej dekreteve është ai që “shuajti” shpresat e afganëve në Shqipëri për të fluturuar drejt SHBA-ve. Lidhur me këtë, kanë shkruar edhe media të huaja prestigjoze. Në një artikull analitik, Euronews thotë se “në Shqipëri, afganët po prisnin prej kohësh aprovimin e vizës amerikane”, pas premtimit të bërë qysh në kohën e administratës së Biden.

“Më shumë se 3200 afganë, shumë prej të cilëve janë të kualifikuar për të marrë vizë, po qëndrojnë në Shqipëri. Ata kanë investuar për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar me aplikimet për në SHBA. Por Trump e ka prerë në mes këtë ëndërr! Programi Amerikan i Pranimit të Refugjatëve është pezulluar nga 27 Janari, për të paktën 3 muaj”, nënvizohet më tej.

Në Shëngjin, në qytetin bregdetar, që është rreth 70 km larg kryeqytetit shqiptar, janë strehuar përkohësisht qindra afganë që prej 2021-it. Tanimë atyre u është thënë që duhet të mësohen me jetesën në Shqipëri dhe të integrohen në shoqëri. Një grua afgane është shprehur për Euronews se “nuk mund të integrohet në Shqipëri, nuk di gjuhën dhe sipas saj është shumë e vështirë të gjendet një vend pune”.

“Nuk mund të jetoj këtu”, ka thënë ajo.

Ndërsa “Reuters”, shpjegon këtë situatë, nisur nga historitë personale të afganëve që ndodhen në vendin tonë. “Ali Amini ishte duke numëruar ditët për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, derisa javën e kaluar gjithçka mori kthesë. Tani ai është në dilemë dhe i shqetësuar, nëse ekziston mundësia që të rikthehet në vendlindje. Ai kishte bërë gati valixhet për fluturimin drejt Amerikës, njësoj si mijëra të tjerë”, shkruan “Reuters”.

“Nëse rikthehemi, ata do na vrasin”, thotë Amini për talibanët, teksa po qëndron në Shëngjin. Ai ka mbërritur atje vetëm një muaj më parë, pasi kishte siguruar vizat për gruan dhe tre fëmijët.

Ai e shumë të tjerë në Pakistan e Katar, presin me ankth çdo ditë një lajm të ri në telefonat e tyre. E para se Trump duket i vendosur që të mos bëjë hapa pas me këto vendime dhe së dyti a do mundet Shqipëria të zotohet për t’i mbajtur afganët akomë më gjatë në këto resorte turistike?! Kjo pasi dakordësia fillestare, si vend anëtar i NATO-s, ishte për një strehim të përkohshëm të refugjatëve. E për këta të fundit, Trump duket sikur s’ka empati!

Next Post
Inceneratorët, Rama për Ahmetajn: Nëse akuzat janë të vërteta, nuk e ndihmoj dot!

FOTO / "Duke pritur që tigrit t'i kthehet kujtesa...", në rrjet plas gallata pas intervistës së Ahmetajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In