• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk mund të ecja as 30 metra”, Transformimi i ish-futbollistit të njohur që humbet 50 kg në një vit

by Java News
12/03/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë u bë pre e disa fotove qesharake në rrjetet sociale për shkak të mbipeshës së tij. Para se të niste Kupa e Botës në Rusi, atij iu ofrua nga Hector Cúper mundësia për të luajtur me Egjiptin, pasi kishte humbur 37 kg. Sot, në moshën 36-vjeçare, Ahmed Hossam Mido është trajneri i Al Wehda FC në Arabinë Saudite dhe ka rifituar formën e duhur fizike. Në vetëm një vit, nisur nga këshillat e miqve dhe degradimi trupor, ish-futbollisti ka pësuar një transformim drastik fizik.

“Unë peshoja 150 kg dhe arrita në një pikë, ku nuk mund të ecja as 30 metra. Fillova të ndiej dhimbje në shpinë, në kyçe dhe gjunjë. Mbaj mend se e kam lënë jahtin tim në Egjipt pesë muaj më parë. Kjo ditë ishte një pikë kthese në jetën time, e ankorova atë në një ishull. Erdhën tre miq me mua dhe donin të udhëtonin në një distancë prej 300 metrash, përgjatë rërës, në diell. Konstatova se unë nuk mund të ecja më shumë se 30 metra. Më duhet të ulesha e të mbushesha me frymë. Isha vetëm 35 vjeç.Ky ishte momenti për t’u alarmuar, – tha egjiptiani, kur kishte filluar stërvitjen për t’i hequr kilogramët e shumtë të tepërt. – Kam humbur 37 kg, kam edhe 15 kg të tjera për t’i hequr. Në sajë të të gjithë atyre që më kritikuan dhe të tjerëve që më motivuan të nis stërvitjen, e ndryshova jetën time. I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan për ta rifilluar rrugën time përsëri”. Ndryshimi radikal fizik i Mido është “përkthyer” në një dokumentar.

Sot, një vit pas imazheve që e nxirrnin si një trashaluq, Mido është në formë të lartë fizike, falë ndihmës së Aly Mazha, një trajner i njohur egjiptian, me të cilin ish-futbollisti ka regjistruar një dokumentar të quajtur “MidoxAly”.Në të rrëfehet e tregohet tërë procesi i transformimit fizik.  Ka qenë një vit shumë i zënë për Mido, në të cilin ish-futbollisti i Ajax, Celta Vigo, Olimpique Marseille, Roma, Tottenham dhe Middlesbrough, ka bërë sakrifica të mëdha. Pas një rutine strikte të trajnimit dhe kontrollit të rreptë me dietën e të ushqyerit, Mido ka rifituar buzëqeshjen. Tashmë nuk i duhet një orë e gjysmë për të përshkuar distancën prej 300 metrash.

Next Post
“Regjistrimi adresave”, Lleshaj: Ishin 280 mijë persona në dhjetor, sot janë vetëm 3 mijë

"Regjistrimi adresave", Lleshaj: Ishin 280 mijë persona në dhjetor, sot janë vetëm 3 mijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In