• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk më…!”/ Theu bojkotin e avokatëve, Eni Çobani reagon ndaj ankesës që mund t’i rrezikojë heqjen e licencës (VIDEO)

by Java News
14/07/2022 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ankesën që është bërë nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës.

Kërkesa nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës që mund t’i rrezikojë heqjen e licensës Çobanit, është bërë pasi sipas tyre ajo ka thyer bojkotin e avokatëve duke marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet.

Eni Çobani ka reaguar së fundmi në lidhje me të gjitha lajmet, duke zbuluar se ajo nuk ka marrë ende asnjë ankesë zyrtare.

“Përshëndetje të gjithëve! E bëj këtë lidhje direkte nga zyra ime me dëshirën e mirë për të sqaruar një situatë jo të këndshme që sot në mëngjes është paraqitur. Më vjen shumë keq sepse e mira është që kur informacionet jepen në mënyrë publike duhet që të pyetet edhe pala e cila përmendet. Për shkak të kohës që kam në dispozicion më duhet që të flas pak shpejt. Për t’ju qetësuar të tërëve, unë nuk jam e informuar zyrtarisht për asnjë lloj ankese. Më kanë çuar faqe të ndryshme shumë kolegë që u çuditën që si është e mundur, pasi unë kam një kalendar shumë të dendur në gjykatat e Shqipërisë gjë të cilën e vërtetojnë vetë qytetarët”, shprehet avokatja në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, të cilin e shoqëron me hashtagun #shiheminëgjyq.

Avokatët e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë ne godinë duke thyer bojkotin. Sipas kërkesës së lëshuar thuhet se Eni Çobani pasi është paraqitur ka marrë fjalën dhe ka diskutuar në këtë gjykim.

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit te Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë, një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licencës.

Kujtojmë që avokatet ne te gjithë vendin kane 1 muaj qe po bojkotojnë seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës se re gjyqësore ne vend./m.j

https://javanews.al/wp-content/uploads/2022/07/eni.mp4
Next Post
Berisha akuza dhe kërcënime ndaj qeverisë: Ju pret fati i Sri Lankës. Jua garantoj, këtu do…!

Berisha akuza dhe kërcënime ndaj qeverisë: Ju pret fati i Sri Lankës. Jua garantoj, këtu do...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com