• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk më dëgjuat”/ Paralajmërimi i Braçes: Në tetor iu thashë të mbillnit grurë, tani mbillni…

by Java News
09/03/2022 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Erion Braçe ka sjellë një fjalim të tij të mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë, ku kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike.

Postimi i Braçes

Nuk mbillet gruri në mars, ministër! Nuk mbillet.

Tani ka nevojë për pleh ai grurë që është mbjellë. Ua jep dot?

Për mbjelljet duhej dëgjuar më herët.

Fjala bien ë fund të tetorit unë dhe ju kemi qenë përballë e unë kam thënë çfarë dëgjon, edhe njëherë.

Ja ku e keni, mbase vlen per misrin, se gruri iku tani e varesia u thellua!!

Komisioni i Ekonomise, fund Tetori i vitit qe shkoi:

Çështja e ushqimit është çështje e sigurisë kombëtare. Me ndryshimet klimatike dhe efektin që ne ndjemë këtë vit, të paktën te drithërat, pa diskutim që duhet të fillojmë të analizojmë në nivelin e sigurisë kombëtare. Do të garantojmë ushqim këtu apo do të jemi të  varur totalisht?

Në kushtet e një ngjarjeje si kjo që po e vuajmë prej dy vjetësh, pandemisë, ku rrugët mbyllen, kur kostot e transportit rriten dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike kur prodhimi bie, rendimentet ulen dhe secili fillon mbron pjesën e vet të kombit të tij apo akoma më keq, fillon të mendojë të bëjë gjeopolitikë me ushqimin, çfarë do të bëjmë ne, ku do të jemi në  këtë pjesë?

Fare mirë ju thoni që këtë herë do t’i subvencionojmë ose do t’ua japim në dorë fermerëve fidanët e perimeve, që kanë edhe tregun më të madh të eksportit, por keni menduar që neve na duhet edhe grurë?

Si ka mundësi që e gjithë fusha e Tërbufit mbillet me jonxhë ose luledielli? Sepse kostoja është minimale. Por ne nuk ndërhyjmë në këtë aspekt. T’u japim farë misri, farë gruri. U kemi dhënë naftën falas për të punuar tokën dhe nuk është pak. Sot që flasim një litër naftë kushton 1860 lekë dhe t’ua japësh pa lekë natyrisht që i ndihmon jashtë mase.

Po t’i bëjmë të gjitha këto, kush nuk mbjell më grurë, ku çmimi sot në grumbullim është të paktën 37 lekë apo misër, ku çmimi sot në grumbullim është 43 lekë? Të gjithë mbjellin, sepse u del shumë mirë.

Në funksion të asaj që thashë, do të mendojmë ne për ushqimin, sidomos në produkte strategjike?

Natyrisht që kjo vlen, prandaj duhet bërë më i gjerë arsyetimi”.

g.kosovari

Next Post
1639480604_lefterkoka

Inceneratorët/ Lefter Koka bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com