• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk më bëni kurrë pis mua dhe familjen”/ Reagon ish-deputeti që i arrestuan të vëllain

by
17/04/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Adriatik Alimadhi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e vëllait të tij, Fatos Alimadhi, i cili u akuzua për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

 

Në një reagim  në rrjetet sociale, pasi vëllai i tij u la i lirë me masën e “detyrimit të paraqitjes”, Alimadhi ka thënë se këto akuza nuk bëjnë pis as atë, vëllain apo familjen e tij.

Sipas Alimadhit vendimi i Gjykatës për ta lënë të lirë vëllain tregon se kallëzimi i bërë është i rremë. Ndërsa hedh akuza ndaj zv/ministrit të Brendshëm Juljan Hodaj, që sipas tij ka detyruar policinë të arrestoi vëllain. Ai sqaron se Hodaj është përfitues i një prone me vlerë 395000 euro.

“Ne qofte se vërtetohet se kallëzuesja, tezja e zv/ministër Hodaj, për të cilën disponoj fakte se përfituesi i kësaj pronësie është Juljan Hodaj kundrejt një vlere prej 395000 Euro dhe hipotukes është Monika Cela, i kërkoj kryeministrit Edi Rama shkarkimin e menjëhershëm te tij.

Për këtë i kërkoj SPAK si i ka pasur Juljan Hodaj 395000 Euro? A jane te deklaruara keto? Me aq prova sa disponoj une SPAK duhet te veproje”, shkruan ndër të tjera Alimadhi.

REAGIM I PLOTE I ALIMADHIT

Të dashur miq!

Une ish deputeti Adriatik Alimadhi vellai i permbaruesit gjyqesor privat Fatos Alimadhi,

Drejtesia vendosi;

Detyrim per paraqitje,

Prokurori jemi para faktit te nje kallezimi te rreme.

Me lejoni te shpreh keqardhjen tim per te gjitha ato port-hale – kur thote ish kolegu im Myslim Murrizi, i cili ka te drejte ne kete rast-, nje perçmim te nje pjese te shoqerise shqiptare e cila keto dite ka vjelle vrere ne menyren me te padrejte ndaj meje, vellait dhe alternatives tone politike.

Nuk me beni kurre pis mua personalisht, vellain dhe familjen time, jemi edukuar nga te paret tane me nje kulture tjeter, respekt dhe dashuri ndaj njeri-tjetrit, te duam familjen, te respektojme mikun por te duam kombin, dhe historikisht e kemi mbajtur kete tradicionalitet dhe amanet te te pareve tane.

Kemi jetuar me djersen e ballit, te ndershem, kurre hajdut apo gjobvenes, por te perkushtuar ne zbatim te ligjit si dhe dashurise ndaj kombit tone.

Nuk kemi kerkuar kurre merita, por kuptoni nje gje shume te rendesishme OR TE MJERE;

VELLAI ESHTE VELLA, dhe jam krenar qe kam nje vella qe nuk trembet, nuk terhiqet para askujt, por i jep force ligjit dhe zbatimit te tij.

Ju sqaroj mbi shkeljet e ligjit nga policia e shtetit ndaj vellait tim.

Qofsha i gabuar kallezuesja Monika Cela, tezja e zv/minister Juljan Hodaj, por ky tipi me urdher te forti urdheron forcat e policise te ndalojne vellain ne shkelje te plote me ligjin.

Ne daten 12 prill i shkojne ne shtepi terrorizojnë familjen, date 13 i shkojne te zyra, ne daten 14 prill paraqitet vullnetarisht ne polici ne oren 9 te mengjesit. Nuk mund ta kuptoj procesverbalin pasi OPGJ thote pas komunikimit me prokurorin e gatshem Gjergji Tako u konkludua ndalimi i shtetasit Fatos Alimadhi.

Si ndalohen shtetasit ne komunikim telefonik? Pa urdher ndalimi?

E mbajne deri ne oren 16 ora zyrtare pa i marre deklarim dhe e njoftojne merr avokat se do te ndalojme. Pse ndodhi keshtu?

Nuk eshte kriminel, vrases apo probleme te ketij lloji apo shkelje ligji, por zbatues i ligjit nepermjet profesionit te tij.

Kam dashur te komunikoj me ministrin e brendshem per ta sqaruar mbi kete situate te rende te shkeljes se ligjit por nuk ma hapi telefonin.

Ne daten 15 prill kam pasur nje takim me drejtorin e policise se Tiranes dhe ne emocion e siper i kam bere te ditur te gjitha veprimet e shpejtuara te policise dhe ne shkelje te ligjit dhe dhunimit te lirive dhe te drejtat e njeriut.

Ne qofte se vertetohet se kallezuesja, tezja e zv/minister Hodaj, per te cilen disponoj fakte se perfituesi i kesaj pronesie eshte Juljan Hodaj kundrejt nje vlere prej 395000 Euro dhe hipotukes eshte Monika Cela, i kerkoj kryeministrit Edi Rama shkarkimin e menjehershem te tij.

Per kete i kerkoj SPAK si i ka pasur Juljan Hodaj 395000 Euro? A jane te deklaruara keto? Me aq prova sa disponoj une SPAK duhet te veproje.

Me ndjeni t’ju shpjegoj gjate ketyre diteve te lodhshme per mua kam takuar shume miq te vertet dhe shume dashamires duke me shprehur solidaritetin, me shaka ju kam thene; se burgun ne shqiperi vetem ne e kemi ne tapi, por nuk trembemi prej tij por kur e meriton dhe jo padrejtesisht, ate se pranojme kurre o mjerane.

Kemi kerkuar dhe vendosur drejtesi historikisht si familje dhe asgje tjeter. Epitetet e ketyre diteve ndaj meje, vellait dhe familjes jane te teperta dhe shume te ngarkuara, si nuk gjeta nje koment dashamires, por pulaxhinj, bashkepunetor, tradhetar, hajdut e shume te tjera qe nuk i ngre kandari.

Shpreh indinjaten time te thelle qe kjo shoqeri shqiptare mbane urrejtje ndaj nesh dhe familjeve tona fisnike, madje ne kerkojme te futemi ne europen e bashkuar, e kush kerkon te na fus ne shoqerite demokratike, bijte e komunisteve kriminel te djeshem? Ata nuk e kuptojne dhe nuk e mendojne kurree vellazerine, kane vetem urrejtje dhe jane shpirtzinj.

Ju drejtohem strukturave europiane, posacerisht Komisonit Europian, Keshillit te Europes, Keshillit Europian etj. se shoqeria shqiptare ende eshte larg shoqerive demokratike, larg lirise dhe nuk e meriton bashkejetesen ne keto shoqeri demokratike dhe perendimore. Keqardhje qe e them por u lodhem me shpifje, kercenime dhe ndodhi te tilla te padrejta.

Eshte folur se im vella eshte i tille dhe ka qene i denuar, asgje e vertete. Ka fituar te gjitha padrejtesite ndaj tij me vendim te formes se prere.

Kam pasur takim me shume personalitete qe punojne ne institucionet ligjzbatuese te shtetit, e dini se cfare me thoshin, na vjen Tedi Malaveci, kryetari i dhomes kombetare te permbaruesve gjyqesor privat dhe na thote, pse nuk arrestoni kete permbarues e te gjithe me radhe kane frike nga ky tip i çuditshem sepse eshte dhendri i Fatmir Xhafes.

Nga ky klan Hodaj – Malaveci i pushtetshem ka vuajtur dhe eshte perballur vellai im. Ju kujtoj pavaresisht se po na lodhni por nuk mposhtemi nga ju, sju kemi frike, mos na detyroni te bejme vetgjyqesi.

Per kete i kerkoj ministrit te drejtesise Ulsi Manjes dhe Dhomes Kombetare te Sherbimit Permbarimor Gjyqesor Privat te nisin sa me pare procedurat per shkarkimin e kryetarit te sherbimit permbarimor privat per kercenimet qe i bene permbaruesve dhe institucioneve te shtetit.

Me lejoni te falenderoj per profesionalizmin, integritetin dhe bashkepunimin tone te ngushte studion ligjore Avokat Julian Kola Laëyer .

/b.h

Next Post
Plagosen 6 persona/ Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët në mes të Austrisë

Plagosen 6 persona/ Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët në mes të Austrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In