• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk më akomoduat në hotel me 5 yje”, e-maili ku Karabina i kërkon llogari Kosovës

by A R
15/08/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja teknike e Arsimit po tenton tanimë të thyejë kufinjtë e pushtetit të saj, e këtë e tregon llogaria që i ka kërkuar Kosovës me anë të një e-maili zyrtar. Edhe pse teknikja duhet të ishte larguar nga kabineti pas zgjedhjeve, mesa duket ca lezete të vogla e ca lukse imagjinare të sajat e kanë mbajtur atë peng. Kjo e Karabinës, nuk ishte dëgjuar më parë.

Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Më anë të një e-maili të shkruar keq, më plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal , raporton lexo.al.

Por jo vetëm kaq. Karabina ndjehet e fyer që edhe këshilltarët e saj, që janë lart në hiearki, nuk janë respektuar si duhet. Edhe atyre ju ka munguar luksi në Gjakovë. Ajo i kërkon poashtu edhe detaje të tjera mbi seminarin, organizatorët e buxhetin,

Kjo duhet t’i ketë lënë me gojë hapur zyrtarët në Prishtinë, megjithatë, Karabina pret akoma përgjigje se si ka mundësi, nuk u akomodua në hotel me 5 yje.

Ngjan e gjitha si një shaka në fakt, por më poshtë Lexo.al po ju sjell mailin e plotë të dërguar në datë 3 gusht nga asistentja e Karabinës në në adresë të ministrisë së arsimit në Kosovë.

E-MAILI ZYRTAR:

“From: Sekretaria MAS 
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj <Anila.Ferizaj@arsimi.gov.al>
Cc: Zamira Gjini <Zamira.Gjini@arsimi.gov.al>; nuhi.gashi@rks-gov.net
Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.

2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;

4. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.

5. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?

6. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.

Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: sekretaria@arsimi.gov.al
ëeb site: www.arsimi.gov.al” (LEXO.AL)

Next Post
“Mikpritja”, pronari i banesës me qira dhunon pushuesit në Ksamil

"Mikpritja", pronari i banesës me qira dhunon pushuesit në Ksamil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In