I papërmbajtshëm djali kosovar. Pas golit ndaj Dortmundit në Kupë, Milot Rashica ka realizuar edhe dy supergola për Werder Bremenin.
Golin e parë në ndeshjen ndaj Augsburgut ai e realizoi në minutën e pestë, ndërsa të dytin personal në të 28-ën.
Tjetrin gol për Werderin ndaj Augsburgut e shënoi Eggestein në minutën e 27-të. Rashica luajti vetëm edhe tetë minuta pas golit të dytë. Ai u zëvendësua me Mohëaldin si pasojë e një lëndimi.