• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk latë njeri pa bërë pis

by Artur Ajazi
09/05/2024 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse e kanë kthyer Parlamentin në sallë ku shahen, zihen si çakenjtë, dhe bëjnë pis, çdokënd, edhe pse e kanë kthyer Tiranën në sheshbeteje, ku hedhin shashka, flakadanë, molotovë dhe mbeturina të tjera, sërish qendrojnë në politikë. Edhe pse e kanë xhepin plot me para të pamerituara (kryesisht euro) dhe kanë përfituar pallate, resorte, fshatra turistike, vila dhe miliona në banka sa kishin pushtetin,sërish qendrojnë në politikë. Edhe pse e shkatërruan vendin, jetën e shqipetarëve, edhe pse u vodhën shqiptarëve kursimet e tyre përmes piramidave, edhe pse shkatërruan ushtrinë, policinë, pronat publike dhe private duke hapur depot e armatimeve, sërish qendrojnë në politikë.

Edhe pse SPAK, i ka thirrur  dhe po i heton (me rezerva gjithashtu) si  njerëz të përlyer në afera dhe krime, sërish qendrojnë në politikë. Edhe pse etiketojnë çdokënd si “vrasës, hajdut, i korruptuar, drogaxhi, trafikant”, duke mos patur asnjë të drejtë morale dhe ligjore, sërish qendrojnë në politikë. Kjo pra, është pjesa më e shëmtuar e politikës, që po bën pis, çdokënd, madje duke mos kursyer as vendin, qytetaret, dhe të ardhmen e tyre. Nuk lanë njeri, qeveritar, minister, deputet, drejtor, shef, dhe deri shofer pa bërë pis, me akuzat dhe denoncimet e tyre bajate dhe donkishoteske.

Edhe pse kanë vizion mjeran mbi zhvillimin, progresin dhe të ardhmen e qyteteve, fshatrave, infrastrukturës, biznesit, ekonomisë, turizmit, etj..etj.., sërish mbeten në politikë. Po pse të ishte fati i shqipëtarëve ky, pse duhet të dëgjojnë tre  breza shqipëtarësh fjalimet e tyre për 34 vjet, se si shahen, mallkohen, dhe përgojohen  mes tyre, apo dhe me ata që po qeverisin dhe po punojnë për vendin, dhe qytetarin.

Pse duhet të tolerojmë kaq shumë një celulë të molepsur politikanësh, tek rreken të vijnë sërish në pushtet, jo përmes votës, por përmes kaosit, rrëmujave, zjarrit, duke tentuar rikthimin e vitit 1997. Nuk latë njeri pa bërë pis, por një ditë do të zhyteni vetë në batak, ku humbja e 2025, do t’ju duket tmerr i pafund. Vetëm përballja me ligjin, dhe sekuestrimi i milionave dhe pasurive, do t’ju mbyllë gojën, për ti rikthyer sërish në origjinë. Kjo po, do ti qetësojë shqipëtarët.

Next Post
Tragjedia/ Alma Arrazi dhe 3 fëmijët s’janë hedhur nga ura? Kukulla e gjetur ndryshon pistën e hetimit! Ja çfarë dyshohet

Tragjedia/ Alma Arrazi dhe 3 fëmijët s'janë hedhur nga ura? Kukulla e gjetur ndryshon pistën e hetimit! Ja çfarë dyshohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In