Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Lesh Nik Daka’’, e cila do të presë 535 nxënës.
Ndryshe nga inspektimet e tjera, Rama në këtë shkollë nuk ka mundur të vijojë traditën e koshave të basketbollit pasi nuk kishte top.
Për këtë fakt ai ka bërë një batutë me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu duke i thënë se ‘’O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti se i bie borisë’’.
BISEDA NË LEZHË
EDI RAMA: Palestra është në krahun tjetër?
ARBEN AHMETAJ: Po por s’ka top basketbolli prandaj
EDI RAMA: S’ka problem. O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti./a.p