Mospasja e një dokumenti indentifikimi me vete, është bërë shkak për dhunimin e 18-vjeçarit Maringlen Allaj dhe shoqërimin e tij në ambiente e komisariatit.
Për dhunën që pretendon se kanë ushtruar ndaj tij dy efektivët e policisë kriminale të Fushë Krujës, ai bashkë me familjarët e tij kanë bërë në prokurori dhe në SHKB-në e policisë së Durrësit.
Prokuria e Krujës ka mbyllur hetimet, ndërkohë që familjarët dhe i riu shprehen të idinjuar dhe këmbngulin se ai është dhunuar nga ana e policisë. Këtë fakt e konfirmon ekspertiza e mjekësisë ligjore, ku theksohet se ”i riu ka shenja në kokë dhe fytyrë, që tregon se është goditur me mjete të forta”.
Sipas Liljana Allajt, djali i saj, nxënës në vitin e tretë në Tiranë, ka qenë duke u kthyer për në shtëpi rreth orës 21.00 të mbrëmjes në fshatin Halil të Fushë Krujës. I riu është ndaluar pranë stacionit të autobuzit nga dy policë civilë, të cilët kanë tentuar ta fusin në një makinë civile. Në këto momente i riu 18-vjeçar është trembur dhe nuk ka pranuar të hipë në makinë. Ai ka shfaqur rezistencë, duke menduar se policët civilë mund të ishin grabitës. Pas kësaj, sipas nënës së djalit, 18-vjeçari ka hasur në dhunën e punonjësve të polcisë, të cilët në momentin e shoqërimit kanë ushtruar dhunë duke e përplasur në asfalt.
Nëna e të dhunuarit shprehet se në momentin që familjarët janë lajmëruar dhe kanë mbërritur në rajonin e policisë në Fushë Krujë, punonjësit e policisë janë shprehur se motivi i shoqërimit të të riut është bërë për arsye se nuk kishte kartë indetiteti. Pas daljes së djalit nga komisariati i Fushë Krujës, Liljana Allaj shprehet se ka tentuar të bëjë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj nga punonjës të policisë, por në Krujë askush nuk i mori kallëzimin me pretendimin se ishte ditë e dielë.
“Kam vajtur më pas në Durrës” shprehet ajo “duke takuar edhe specialistët e SHKB -së të cilët më adresuan tek një mjek ekspert, për të bërë ekspertizën e dëmtimit të djalit, që ishte i gjakosur e më pas, për të bërë edhe ndenoncimin në prokurori”. Por prokuria e Fushë Krujës e ka mbyllur denocimin është shprehur Allaj dhe për këtë i janë drejtuar gjykatës për fillimin e proçedimit penal.
TEMA