• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk kemi thënë “Jo” për negociatat me Shqipërinë”/ Holanda: Do të shohim a janë plotësuar kushtet!

by
12/05/2021 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria është një hap larg hapjes së kapitujve të integrimit. Komisioni Europian është i vendosur për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në muajin qershor dhe është duke punuar për miratimin e kuadrit negociues.

Në një vizitë në Tiranë, komisioneri i zgjerimit Oliver Varheliy deklaroi se ekzistonte mundësia që BE të vazhdonte negociatat përpara vetëm me Shqipërinë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Mbajta e konferencës së parë me Shqipërinë do të vinte në fakt një vit pas dritës jeshile për negociatat nga Këshilli i BE-së dhe do të kërkonte edhe njëherë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe një ndër shtetet me qëndrimin me skeptik ndaj vendin tonë, Holandës.

Por çfarë qëndrimi do të mbajë Holanda dhe a do të kërkojë sërish shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë edhe këtë herë?

Në një përgjigje zyrtare për GazetaSi.al, ambasada holandeze në Tiranë thotë se Amsterdami zyrtare nuk ka marrë ende një vendim për negociatat me Shqipërinë dhe se po pret raportin e Komisionit Europian mbi progresin dhe plotësimin e kushteve nga Shqipëria.

“Një vendim për mbajtjen ose jo të konferencës së parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, sapo të bien dakord për kuadrin negociues”, thotë përfaqësia e shtetit holandez në Tiranë.

Duke komentuar raportet që qarkullojnë në qarqet diplomatike se Holanda ka dalë kundër mbajtjes së kësaj konferencë me vendin tonë, ambasada holandeze i hedh poshtë, duke theksuar se vendimi do të merret nga parlamenti holandez.

“Holanda do të presë një raport të përditësuar nga Komisioni Europian mbi përparimin e bërë nga Shqipëria për kushtet e vendosura nga Këshilli. Pasi të jetë marrë ky përditësim, qeveria do ta studiojë atë dhe do t’i dërgojë një vlerësim parlamentit holandez”, thekson Ambasada holandeze./ b.h

Next Post
Se si lebërit ç’pyllëzuan Labërinë për Venedikun, u dhimbsej edhe osmanëve

Se si lebërit ç’pyllëzuan Labërinë për Venedikun, u dhimbsej edhe osmanëve

Comments 1

  1. lwka says:
    5 years ago

    Nese Hollanda vazhdon te hete kunder negociatave per Shqiperine ne BE ,qeveria te prese maredheniet diplomatike qe bazohen ne reciprocitet.Mjaft se ka jater vjet kundra nesh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

“Do vazhdojmë bisedimet”- Kurti dhe Abdixhiku kalojnë te emrat për President, diskutojnë për kandidatët! Kryeministri flet dhe për Hashim Thaçin…

August 27, 2026
IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në struktura pa leje është i çuar dëm, ndëshkim për këdo! (VIDEO)

IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në struktura pa leje është i çuar dëm, ndëshkim për këdo! (VIDEO)

August 27, 2026
I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

I hipi në dy taksi dhe do i trafikonte drejt vendeve të BE, arrestohet pronari i hotelit në Vaqarr! Strehoi klandestinët nga Sudani, ja çfarë iu sekuestrua

August 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Gusht 2026

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Ergys Agasi emëronte ministrat e Brendshëm, përmes AKSHI-t kontrollonte çdo gjë

August 27, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

August 27, 2026
Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

August 27, 2026
Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake

Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake

August 27, 2026
“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

August 27, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com