• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk kanë ç’ti bëjnë Sali Berishës dhe po i bien “samarit”!

by Alfred Peza
28/08/2021 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një kinse hallakatje në ambjentin opozitar, në lidhje me thelbin e debatit publik, që po zhvillohet tani në prag të fillimit të sezonit të ri politik. Në vend që të fokusohen tek ultimatumi i SHBA, për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, meren me gjithçka tjetër. A thua se kjo qasje do ti ndihmojë të shpëtojnë, nga vendimi i vetëm që duhet të marin, para hapjes së Kuvendit të ri.

A e keni parë sesi bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek Sali Berisha? Dikush bën sikur e mer seriozisht Lulzim Bashën dhe bën kinse si i preokupuar, se përse vallë, të gjithë duan largimin e tij nga PD?! Të tjerë, bëjnë sikur hapin debatin, nëse PD e ka përmbyllur apo jo misionin e saj si parti? Dikush shtron pyetjen nëse ky është ai momenti që PD të shkrihet? Të tjerë akoma krijojnë një puhizës në gotën e tyre, duke pyetur vetë e duke u përgjigjur po vetë, nëse PD duhet rithemeluar tani apo pak më vonë?!

As këta dhe as të tjerë që po vijojnë për inerci protagonizmin mediatik, pasi u futën në garën për kreun e PD pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk ia bën goja që të artikulojnë thelbin e çështjes e ta thonë me zë të lartë publikisht: Sali Berisha, ik! Koha jote, mbaroi. Nëse je “lider historik”, dil në pension politik. Jo për gjë, por vetë ka deklaruar në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve, se do të largohej.

Meqenëse për 8 vjet nuk e bëri këtë vetë, tani është detyrimi i demokratëve që ta çojnë në shtëpi. Tani. Para seancës së parë të Parlamenti të ri në shtator. Kaq. Në këtë mënyrë, edhe Sali Berisha “e mban” premtimin për tu larguar nga skena, edhe SHBA-së i përmbushet vendimi i shpalljes së tij dhe familjarëve të vet “non grata”.

Asnjë nuk e bën këtë, sepse nuk kanë këllqe që tia thonë Sali Berishës në sy, të vërtetën e thjeshtë. As Lulzim Basha nuk ka. Lidershipi i “Opozitës së Bashkuar”, jo e jo. Por as strukturat drejtuese të PD. As Grupi Parlamentar i saj. As propoganda opozitare. As mediat “e pavarura” pranë tyre dhe as analistët. Ana komike e kësaj historie, është tek i sheh të gjithë duke sajuar nga një “samar” që të duken se po i bien, meqenëse “gomarit” nuk kanë se çfarë të bëjnë.

Ikja e Sali Berishës nga skena, nuk është dëshirë e mazhorancës, as e kritikëve, kundërshtarëve apo armiqve të tij politikë. Jo. Ikja e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, nuk është thjeshtë një kapriço e SHBA, se ashtu i është shkrepur në kokë dikujt në Washington. Aspak. Largimi i tij, është një mision historik, për ti dhënë fund tranzicionit tonë 30 vjeçar. Largimi i “gomarit”, është mundësia e vetme që i hap rrugën “kalit” të demokratëve që është bllokuar prapa tij, për të vrapuar drejt rikthimit në pushtet.

Largimi i Sali Berishës nga skena politike, bëhet sepse siç thuhet në vendimin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai “ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes…”.

“Retorika e (Sali Berishës) tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në dëm të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe përgjegjësisë për të dhënë llogari. Me këtë përcaktim,- vijon z. Blinken- unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.

Këto akuza kanë vetëm 100 ditë që janë bërë publike, por të gjithë ata që e drejtojnë gishtin kudo gjetkë por vetëm tek Sali Berisha jo, bëjnë sikur i kanë harruar tashmë. Ndaj nuk e thonë dot publikisht, të vërtetën e thjeshtë, që e ndihmon aq shumë opozitën sot, se: Largimi i Sali Berishës, është një akt politik që i hap rrugën mbrojtjes së tij individuale, jashtë bunkerit të PD dhe flamurit të opozitës shqiptare.

Pas kësaj është e thjeshtë për demokratët, që të marin vendime, sipas dëshirës e normave të funksionimit të tyre të brendshëm partiak. Nëse do të duan ta mbajnë Lulzim Bashën, le ta gëzojnë. Nëse duan që ta heqin, le ta bëjnë, përmes proceseve demokratike në liri të plotë të zgjedhjes së tyre. Nëse do të duan që ta shkrijnë PD, le ta shkrijnë. Nëse duan që ta rithemelojnë, le ta bëjnë.

Por një gjë është e sigurtë sot në PD: Asnjë prej këtyre skenareve nuk ndodh, nëse nuk largohet më parë, ai që po i mban peng të gjithë aty brenda! Alpenews

Next Post
Rritet numri i të prekurve me variantin indian të COVID në Gjermani

A e vrau varianti Delta ëndrrën e arritjes së imunitetit të tufës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

December 20, 2025
Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

December 20, 2025
Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

December 20, 2025
Si personazhe filmash/ Këto janë ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias! Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg

Si personazhe filmash/ Këto janë ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias! Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg

December 20, 2025
Ishulli që shfuqizoi kohën, banorët jetojnë pa orë dhe orare

Ishulli që shfuqizoi kohën, banorët jetojnë pa orë dhe orare

December 20, 2025
U ekzekutua në atentatin mafioz në Rinas, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi..

“Atentati i Rinasit cenoi sigurinë e Aeroportit”, eksperti: Sulmi si në filma. Gazetarja: 10 atentate të bujshme akoma të pazbardhura

December 20, 2025
VIDEO-Çudi në Sarandë, parkuan makinat poshtë banesave, banorët i gjejnë në mëngjes me goma të çara

VIDEO-Çudi në Sarandë, parkuan makinat poshtë banesave, banorët i gjejnë në mëngjes me goma të çara

December 20, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Transportonte para me mjetin e blinduar, shoferi përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In