• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e vrau varianti Delta ëndrrën e arritjes së imunitetit të tufës?

by Java News
28/08/2021 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Paul Ricard & Françoise Kadri

Ndërsa varianti Delta vazhdon përhapjen e tij globale, ekspertët po pyesin nëse ende i arritshëm synimi i tentuar prej kohësh për arritjen e  imunitetit të tufës ndaj Covid-19 përmes vaksinimit. Imuniteti i tufës, arrihet kur një prag i caktuar i popullsisë globale ose është vaksinuar kundër një patogjeni, ose është shëruar nga infeksioni.

Por nëse kjo gjë është apo jo e arritshme ndaj Covid-19, me shfaqjen e rregullt të shtameve më infektive, ky është objekt i debatit midis ekspertëve. “Nëse pyetja është: A do të na lejojë vetëm vaksinimi që ta zbutim dhe vëmë nën kontroll pandeminë? Përgjigja është ‘Jo’ jo, tha për agjencinë franceze të lajmeve AFP epidemiologu Mirçea Sofonea.

Sipas tij imuniteti i tufës varet nga dy faktorë themelorë. “I pari është infektiviteti i brendshëm i virusit, dhe efikasiteti i vaksinave për t’u mbrojtur kundër infeksionit. Dhe për momentin, ky efikasitet nuk është në nivelin e duhur. Delta është afro 60 për qind më e transmetueshme sesa varianti Alfa i virusit SARS-CoV-2, dhe deri në 2 herë më infektiv, se sa lloji origjinal që u shfaq në fundin e vitit 2019”- thekson ai.

Sa më efektiv të bëhet virusi në infektimin e njerëzve, aq më i lartë bëhet edhe pragu i imunitetit të tufës. “Teorikisht, kjo është një llogaritje shumë e thjeshtë”-thotë epidemiologu Antuan Flaho. Për virusin origjinal, që kishte një normë riprodhimi midis 0 dhe 3, gjë që do të thotë se çdo person i infektuar infekton deri në 3 të tjerë, imuniteti i tufës mund të ishte arritur me rreth 66 për qind të njerëzve të imunizuar”- thekson Flaho për AFP.

“Por nëse shkalla e riprodhimit është 8, si në rastin e Deltës, atëherë pragu i imunitetit arrihet në nivelin 90 për qind imunizim të popullatës”-thekson ai. Nëse vaksinat do të ishin 100 për qind efektive në ndalimin e infeksioneve me variantin Delta, atëherë pragu 90 për qind do të ishte e mundur.

Fatkeqësisht, vaksinat nuk janë aq efektive. Sipas të dhënave të publikuara këtë javë nga autoritetet amerikane, efikasiteti i vaksinave me ARN mesazheve, Pfizer dhe Moderna, në parandalimin e infeksionit ka rënë nga 91 për qind në 66 për qind, që kur Delta u bë varianti dominues.

Dhe studimet kanë treguar se efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit me variantin Delta bie me kalimin e kohës. Kjo është një nga arsyet pse disa vende janë duke u përgatitur tashmë për një fushatë për administrimin e dozës së tretë ose “përforcuese” kundër Covid-19.

Por në mungesë të masave të tjera shëndetësore, si mbajtja e maskave apo distancimi social, Sofonea tha se do të duhet vaksinimi i më shumë se 100 për qind e njerëzve që të garantohet ndërprerja e transmetimit të virusit.

“Varianti Delta do të infektojë edhe njerëzit që janë vaksinuar, dhe kjo do të thotë që kushdo që është ende i pa vaksinuar, do të ndodhet në një moment i prekur nga virusi”- deklaroi para ligjvënësve britanikë në fillim të gushtit Endrju Polard, drejtor i Grupit të Vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

Por edhe nëse siç e quan Polard “synimi mitik” i imunitetit të tufës nuk është më i mundur, ekspertët theksojnë se vaksinimi mbetet parësor. Ashtu si me vaksinat kundër sëmundjeve të tjera që tani janë endemike si fruthi dhe gripi, edhe vaksinat anti-Covid ofrojnë një mbrojtje të shkëlqyer kundër formave të rënda të sëmundjes.

“Tani shkencëtarët po rekomandojnë mbrojtjen e numrit maksimal të njerëzve përmes vaksinimit”- shprehet Flaho. Natyrisht në fund të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë.

Sofonea thotë se është ende e mundur që në një moment, Covid-19 të bëhet një sëmundje tjetër endemike, “dhe jo vetëm nëpërmjet vaksinave”.

Ai parashikon se në një të ardhme të afërt “maskat dhe distancimi social do të vazhdojnë në rajone të caktuara” për të kufizuar transmetimin viral, dhe tek e fundit formën e rëndë të sëmundjes.

“Gjatë pandemisë së AIDS-it, kur shkencëtarët thanë se duhej të mbanim prezervativë gjatë raporteve seksuale, shumë njerëz thanë:”Ok, do ta bëjmë këtë për një fare kohe. Dhe në

fund ata vazhduan t’i përdornin ato për një kohë të gjatë. Edhe në këtë rast, mund të ndodhë që të na duhet të vazhdojmë t’i përdorim për shumë kohë maskat ​​në hapësirat e mbyllura dhe në transportin publik”- thekson ai. / “Medicalxpress” – Bota.al

Next Post
Aksident i rëndë në Lungomare, makina godet motorin dhe e nxjerr jashtë rruge

Aksident i rëndë në Lungomare, makina godet motorin dhe e nxjerr jashtë rruge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com