• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk kam rritur një vrasës”. Flet babai i shqiptarit që vrau studenten në Greqi

by A R
05/12/2018 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i shqiptarit, njëri prej dy personave të përfshirë në vrasjen brutale të studentes 21-vjeçare në Greqi, thotë se është i prekur nga ngjarja e rëndë. Duke folur për mediat greke, ai shprehet se ndjen dhimbje të dyfishtë, për vajzën e re që humbi jetën dhe për djalin e tij të arrestuar. I ati i 19-vjeçarit shqiptar tregon se nuk ka rritur një djalë vrasës dhe ka besim tek drejtësia greke.

“Ngushëllime familjes. E kuptoj dhimbjen e tyre. Unë jam gjithashtu baba dhe më dhemb njësoj për të dy. Që sot e tutje flet drejtësia. E dëgjova në lajme dhe mendova se nuk mund ta ketë bërë djali im këtë. E kemi mësuar vazhdimisht që të krijojë shoqëri me njerëz të mirë. I kam thënë gjithmonë që fuqia e njeriut është te mendja e tij, dhe jo tek duart apo këmbët. Atë djalin (i referohet 21-vjeçarit grek) nuk e kam njohur. Dija që shkonin bashkë në Universitet.

E kishte njohur një javë më parë me aq sa di. Unë punoj në ndërtim, kurse bashkëshortja ime është kamariere. Aleksandri është një fëmijë shumë i ndjeshëm. Nuk më kanë lejuar ta shikoj. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk e besoj. Vajzën nuk e njihja. Atë natë ai më tha se do të dilte me një mikun e tij. Një natë më parë, Aleksandri kishte dalë me një vajzë të mirë. Nuk dija asgjë tjetër. Nuk dua të duket sikur një familje ka humbur fëmijën e saj, kurse një familje tjetër ka rritur një vrasës. Nuk e dua këtë gjë. Jemi njerëz dhe dhimbja është dhimbje. Besoj në drejtësinë greke. Kam dhe një vajzë tjetër që ka studiuar për drejtësi”, është shprehur ai.

19-vjeçari shqiptar Aleksandri dhe një 21-vjeçar grek janë arrestuar si dy persona të dyshuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis. Krimi i rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 29 Nëntor. Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se vajza ishte abuzuar seksualisht dhe dhunuar. Trupi i saj ishte hedhur në det nga një lartësi 10 metra. Nga ekzaminimi u përcaktua se shkak i vdekjes ka qenë mbytja në det. Ekspertët u shprehën se Eleni do të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital para se dy të rinjtë ta kishin hedhur në det.

Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Në këtë pikë, ata e goditën me një objekt metalik në kokë. Mbetet e paqartë se kur autorët abuzuan seksualisht me të. Aleksandri ka pranuar përfshirjen në krim, kurse 21-vjeçari grek vazhdon të mohojë akuzat. Ditën e sotme, studentja 21-vjeçare u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit.

/A.Rada

Next Post
Tre shenjat e Horoskopit që do t’ju refuzojnë nëse i propozoni

Tre shenjat e Horoskopit që do t'ju refuzojnë nëse i propozoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In