• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk kam konflikte!”/ U qëllua me 24 plumba, dëshmia e Kevin Hajrullës pas atentatit ndaj tij: Inez Hajrullan e kam kushëri, por…

by B K
01/07/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kevin Hajrulla qëndroi javë të tëra në gjendje të rëndë, pasi ishte goditur me dhjetra plumba gjatë atentatit ndaj tij. Ai u trajtua në Spitalin e Traumës, ku qëndroi nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe nën mbrojtjen e policisë, e cila ruante dhomën e tij me masa të forta sigurie.

Gjatë kësaj periudhe, Kevin tregoi lidhjen e tij me personazhin më të njohur të familjes Hajrulla dhe të vetë qytetit të Vlorës, Inez Hajrulla, i cili mori drejtimin e grupeve kriminale pas ekzekutimit të Edison Harizajt, i njohur si Edison ‘Faqedjeguri’.

Inez Hajrulla ka qenë vetë disa herë objektiv i atentateve, ku ka pësuar dëmtime të rënda fizike që kanë ndikuar në jetën e tij, por jo në aktivitetin kriminal, që ai vazhdon ta ushtrojë përmes ndikimit të tij në qytet. Kevin theksoi: “Unë Inez Hajrullan e kam kushëri, por nuk kam raporte të afërta me të dhe nuk takohem me të në përditshmëri.” Ai gjithashtu mohoi të ketë konflikte që mund të lidhen me atentatin ndaj tij.

Kevin tregoi se në momentin e sulmit ndodhej në një kryqëzim të populluar në lagjen ‘Çole’, kur një makinë në lëvizje qëlloi me breshëri plumbash ndaj tij. Megjithëse mohoi raporte të ngushta me kushëririn e tij problematik, grupi hetues beson se pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, si dhe një konflikt i mundshëm i vetë Kevin Hajrullës, i cili megjithatë theksoi se bënte një jetë normale dhe modeste si punonjës call center.

As miqtë e tij nuk dhanë detaje që të ndihmonin në identifikimin e autorëve, duke theksuar se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ajo çfarë arritën të mbajnë mend ishte vetëm tipi i automjetit të atentatorëve. Ata thanë gjithashtu se Kevin nuk kishte shfaqur shqetësime apo mbrohej nga ndonjë rrezik i mundshëm, duke lëvizur lirshëm në qytet.

Rasti i tij tregon qartë se grupet kriminale kundërshtare kanë nisur të gjuajnë familjarët e bosëve të krimit, në përpjekje për t’i demoralizuar dhe për t’i detyruar të qëndrojnë të izoluar në “zgafellat” e tyre.

Dosja Hetimore thekson: “Pista kryesore në atentatin ndaj Kevin Hajrullës mbetet konflikti i mëparshëm, lidhja familjare me Inez Hajrullën, i njohur si ‘i forti’ i Vlorës, i cili ka kaluar një histori të gjatë përplasjesh me grupe rivale dhe ka shpëtuar dy atentate serioze.”

I pari atentat ndaj Inez Hajrullës ndodhi në vitin 2017, kur ai u sulmua me tritol dhe pësoi dëmtime serioze në të dyja këmbët. Tjetri ndodhi më 10 maj 2019, kur u qëllua nga një automjet në lëvizje te lagjia ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, ndërsa ishte në një lokal. Gjatë këtij sulmi, një kalimtar i rastësishëm u plagos, ndërsa autorët dogjën makinën që përdorën në fshatin Babicë e Vogël.

Inez Hajrulla, i njohur gjithashtu si “Ini i Çones”, u bë figura kryesore e krimit të organizuar në Vlorë pas vrasjes së Edison Harizajt në vitin 2018, ku ai shërbeu si krahu i djathtë dhe mori drejtimin e grupit.

Konfliktet mes grupeve rivale vazhduan, përfshirë përplasjet me familjen Sinomataj, e cila pas atentatit ndaj Kevin Hajrullës mori një tjetër mesazh të qartë vetëm një javë më vonë: një pako me dron të ngarkuar me eksploziv që u hodh në ballkonin e katit të 9-të të apartamentit të Bernard Sinomataj në Tiranë. Një paralajmërim i hapur se hakmarrja është afër dhe se lufta mes këtyre familjeve vijon.

Next Post
Zhduket pa gjurmë Eraldo Muça, mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, ja lëvizjet e tij të fundit

Zhduket pa gjurmë Eraldo Muça, mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, ja lëvizjet e tij të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In