• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk kam asnjë detyrim që të zgjedh mes Ramës dhe Bashës

by Astrit Patozi
07/12/2018 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi/

(Në vend të një replike miqësore me Agron Gjekmarkajn)

I dashur Agron,

Po lexoj tek “Panorama on line” një opinion tëndin të shprehur mbrëmë në “Real Story”, që paska lidhje me qëndrimet e mia të fundit publike. Ku ti më këshillon, që më mirë të hesht, se sa të flas keq për Lulzim Bashën, sepse paska ditë të tjera plot, kur mund të shahet opozita, por kjo nuk mund të jetë sot, kur studentët janë ngritur në protesta. Me nëntekstin e qartë, që prej kësaj mund të përfitojë qeveria.
Së pari, më duhet të të sqaroj se replika jote me mua është krejtësisht jashtë konteksti, sepse si referencë është marrë një intervistë e disa ditëve më parë, kur unë flisja për protestën e Astirit dhe nuk përmendeshin fare studentët. Sepse nuk e kam pretenduar ndonjëherë që të jem profet dhe të parashikoja dy ditë përpara uraganin e protestës së tyre, sado që nuk më mungon eksperienca dhe intuita politike.
Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që vlen me shumë në këtë rast, miku im, është se unë nuk kam asnjë detyrim që të zgjedh patjetër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Dhe ky është një vendim, të cilin e kam marrë që në vitin 1990, sepse kam qenë student atëherë, njësoj si këta të rinjtë, që po protestojnë sot dhe po frymëzojnë gjithë Shqipërinë .
Deviza “ose me ne, ose me armikun”, ka qenë një nga klishetë e regjimit të vjetër, të cilën jam i sigurt se ti e ke urryer dhe refuzuar njësoj si unë, në mos diçka më tepër. Për të mos shkuar më tutje, që unë ata i konsideroj se janë e njëjta paketë korruptive e një sistemi të kalbur politik, që shpresoj të jetë në grahmat e fundit, sepse po shoh me admirim se anijes i ka hyrë uji nga të katër anët.
Ndaj mos më kërko kot që sa herë të akuzoj njërin prej tyre, të kem parasysh se çfarë humb apo përfiton tjetri, sepse unë nuk e mendoj fare ashtu. Plus që nuk më interesojnë fare që të dy. Kur të më pyesin për Edi Ramën, do të flas për të, pa llogaritur Lulzim Bashën, dhe anasjelltas. Sepse ata janë shumë të ngjashëm, i dashur Agron, për të mos thënë që janë e njëjta gjë.
Dhe këtë e kam në sensin e dëmit të tmerrshëm publik, që shkaktojnë duke qëndruar per një kohë të gjatë në krye të vendit, njëri në qeveri e tjetri në opozitë, në marrëveshje të shkruar ose të pashkruar njëri-tjetrin, kjo pak rëndësi ka. Sepse e gjitha ka lindur dhe është zhvilluar pas një pazari të neveritshëm të vitit të shkuar, që u konsumua në sy të të gjithëve mu mes të sheshit kryesor të kombit, për të cilin edhe ti ke shkruar dhe denoncuar mjaftueshëm.
Por ta dish, miku im, që unë kam shkuar edhe më larg këto ditë në akuzat e mia për Lulzim Bashën dhe për opozitarizmin e tij si zjarrfikës protestash. Kam thënë se po të doni që protesta e studentëve të shuhet dhe të mos ketë sukses, dërgoni atje Lulzim Bashën! Dhe i qëndroj fort bindjes sime, ndonëse e di që ajo nuk do të provohet kurrë, sepse Luli është kaq inteligjent sa të mos shkojë atje, ngaqë e di se mund ta zënë me gurë.
Po pse do të thuash ti? Është shumë e thjeshtë miku im. Përfytyro për një çast që studentët ta pyesin udhëheqësin e opozitës se çfarë mendon ai për tarifat, që është edhe arsyeja kryesore e nisjes së protestës së tyre. Në shkollën private të vëllait të tij ato janë shumë më të larta, sesa në universitetet publike, që kanë shërbyer si karburant për ndezjen e protestave. Kjo është vetëm një nga arsyet, por jo më kryesorja, se përse Lulzim Basha nuk mund të jetë sot në krye të shqiptarëve të revoltuar me këtë qeveri.
Po nëse ti më thua, se në opozitë me qeverinë nuk mund të jesh po të mos bëhesh me Lulin, unë jam gati ta rishikoj të gjithë qëndrimin tim.

Me respekt

Astrit Patozi

Next Post
Largimi i Angela Merkel, Balla: Ne shqiptarët i jemi mirënjohës!

Largimi i Angela Merkel, Balla: Ne shqiptarët i jemi mirënjohës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

January 20, 2026
EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

January 20, 2026
baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

January 20, 2026
Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In